www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Mjekja 40-vjeçare Monika Lukrovska është viktima e aksidentit në rrugen Bllacë-Shkup

Posted on March 22, 2024 by User User1

40-vjeçarja Monika Lukrovska, e cila punonte si doktoreshë e specializante, ka ndërruar jetë në një aksident të rëndë që ka ndodhur të mërkurën, në orët e vona të mbrëmjes në rrugën kryesore Shkup – Bllacë. Informacioni për vdekjen e Monikës është publikuar në rrjetet sociale të Institutit Gerontologjik në Shkupi, ku Monika ishte pjesë e ekipit të mjekëve shkruan Pa Censurë.

Lajmin për aksidentin e ka bërë dje MPB-ja, duke bërë të ditur se një person ka humbur jetën në një aksident trafiku, ndërsa pesë të tjerë janë lënduar.

Më herët Ministria e Brendshme ka publikuar detaje për aksidentin.

“Me datë 20.03.2024 në ora 21:45 në SPB është raportuar se në rrugën kryesore Shkup – vendkalimi kufitar Bllacë ka ndodhur një aksident komunikacioni në mes të automjetit të udhëtarëve “Opel” me targa të Shkupit, i drejtuar nga M.L.(40) nga Shkupi dhe një pasagjer automjeti tip “Volkswagen Golf” me targa të Shkupit i drejtuar nga R.V.(52) nga fshati Saraj, Shkup. M.L., nga plagët e marra ka ndërruar jetë në vend, ndërsa vdekjen e ka konstatuar mjeku i Emergjencës Mjekësore. U plagos rëndë drejtuesi R.V. dhe pasagjeri i tij A.I.(25), ndërsa pasagjeri Z.V.(47) dhe dy pasagjerë të mitur, të gjithë nga automjeti “Volkswagen Golf”, kanë pësuar lëndime trupore, të diagnostikuar në Kompleksin Klinikë “Nënë Tereza”. Kontroll është kryer nga prokurori publik dhe një ekip inspektues nga SPB Shkup”, njofton MPB.Pa Censurë

Lajmet e fundit…

  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!
  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion
  • Alvarez konfirmon largimin nga Atletico

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara