www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

SHBA-ja zbulon projekt-rezolutën e OKB-së që kërkon armëpushim të menjëhershëm në Gazë

Posted on March 21, 2024 by User User1

SHBA-ja ka zbuluar një projekt-rezolutë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së që bën thirrje për një “armëpushim të menjëhershëm” në Rripin e Gazës, ka njoftuar sekretari i shtetit, Antony Blinken.

Diplomati e bëri këtë njoftim gjatë një turneu në Lindjen e Mesme i cili do të përfshijë edhe një ndalesë në Izrael.

Ndryshe, SHBA-ja si mbështetësi kryesor i Izraelit, ka vënë veton ndaj votave të mëparshme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për luftën gati gjashtëmujore ndaj projekt-rezolutës algjeriane për “armëpushim të menjëhershëm humanitar”, shkruan the Guardian.

Megjithatë, në javët e fundit, Uashingtoni ka rritur presionin ndaj aleatit të tij, duke këmbëngulur që Hamasi duhet të lirojë pengjet e kapura.

“Në fakt, ne kemi një rezolutë e cila bën thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në lidhje me lirimin e pengjeve dhe shpresojmë që shumë vende do ta mbështesin atë”, tha Blinken në Arabinë Saudite.

“Sigurisht, ne qëndrojmë përkrah Izraelit dhe të drejtës së tij për të mbrojtur veten, por në të njëjtën kohë është e domosdoshme që të fokusohemi dhe te civilët të cilët po vuajnë tmerrësisht”, shtoi sekretari amerikan.

Bëhet e ditur se projekt-rezoluta përveç nevojës për një armëpushim të menjëhershëm dhe të qëndrueshëm, thekson edhe nevojën për shpërndarjen e ndihmave humantiare dhe lehtësimit të vuajtjeve.

Lajmet e fundit…

  • “Prindërit tanë ranë dëshmorë për gjuhën shqipe”, #Organizatori i protestës së studentëve në Shkup: Kanë frikë se ne fitojmë shumë të drejta
  • PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas afateve kushtetuese
  • Provokimi në Shkup, ministri i Mbrojtjes së RMV përulet me ceremoni para pllakës përkujtimore ku shqiptarët etiketohen si terroristë
  • Edhe pse disа banorë të Çairit kanë kërkuar që mos të mbyllet vendkalimi për këmbësorët pranë Bit-Pazarit, Qyteti i Shkupit është i vendosur të vendosë gardh dhe ta mbyll pergjithmonë
  • BDI nis procedurën për ndryshime kushtetuese

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara