www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Deputetja Rina Ajdari: Faturat për mbeturinat në Tetovë janë rritur katërfish më shumë

Posted on March 21, 2024March 21, 2024 by User User1

Deputetja nga radhët e BDI-së Rina Ajdari, sot në konferencë për shtyp akuzoi udhëheqësinë e Komunës së Tetovës, se si pasojë e keqmenaxhimit të tyre, do të rriten faturat për mbeturinat.

Ajo tha se qytetarët që kanë paguar 300 denarë për mbeturinat, pas kontraktimit të kompanisë Saubermacher, faturat do të jenë 1300 denarë. Ajo theksoi se një familje do të duhet të paguajë 200 euro më tepër në vit, për menaxhimin me mbeturinat.

Qytetarët do të paguajnë katërfish për mbeturinat, këtë e dëshmojnë faturat nga kompania Saubermacher, e cila është kontraktuar nga Komuna e Tetovës për të menaxhuar me mbeturinat e qytetit. Qytetarët që kanë paguar nga 300 denar, tani do të paguajnë 1300 denarë në muaj. Për një vit një familje do të shpenzojë 200 euro më tepër, e gjithë kjo nga paaftësia për të menaxhuar me institucionet komunale, duke i bërë të njëjtat me partneritet publiko-privat vetëm për të përfituar persona të rrethit të ngushtë në udhëheqësinë e komunës”.

“Qytetarët e Tetovës detyrohen të paguajnë për shërbime fiktive që fare nuk u marrin, shembull janë faturat e mbeturinave që kemi siguruar nga vendbanimi Poroj dhe Xhepçisht, ku qytetarët paguajnë për kanalizim dhe ujë të pijshëm, ndërsa të njëjtit nuk kanë kanalizim”, tha Ajdari.

Ndërsa dje nga Komuna e Tetovës dolën me njoftim ku theksuan se nëse qytetarët marrin fatura me çmime më të larta, të drejtohen në objektet e NPK “Tetova”. Nga komuna theksuan se pavarësisht se ka ndryshuar metodologjia e llogaritjes, nuk do të ketë rritje të çmimeve për shërbimet komunale për mbeturinat.

Lajmet e fundit…

  • Edhe pse disа banorë të Çairit kanë kërkuar që mos të mbyllet vendkalimi për këmbësorët pranë Bit-Pazarit, Qyteti i Shkupit është i vendosur të vendosë gardh dhe ta mbyll pergjithmonë
  • BDI nis procedurën për ndryshime kushtetuese
  • Dogana ndalon importin te shqiptarët e lejon vetëm në zona tjera
  • Irani i paraqet propozim të ri SHBA për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit
  • Zyrë për deputeten në komunë – shërbim qytetar apo privilegj partiak?

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara