www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

U dënua në 1996, 59-vjeçari nga SHBA do të ekzekutohet me një injeksion vdekjeprurës!

Posted on March 21, 2024 by User User1

Një amerikan i cili u dënua me vdekje në vitin 1996 për rrëmbim, përdhunim dhe më pas vrasje të ish-partneres së tij po pret ekzekutimin në Gjeorgji, në juglindje të Shteteve të Bashkuara. Willie James Pye, 59 vjeç, pritet të ekzekutohet me një injeksion vdekjeprurës në një burg të Jackson në periferi juglindore të Atlantës, kryeqyteti i një shteti që nuk ka kryer një ekzekutim në katër vjet.

Nëse kryhet, do të jetë ekzekutimi i tretë radhazi që nga fillimi i vitit 2024 në SHBA, përveç atij që u anulua në momentin e fundit në Idaho. Willie James Pye u shpall fajtor për vrasjen e vitit 1993 të Alicia Yarbrough, një grua me të cilën ai kishte një marrëdhënie të trazuar, të cilën e rrëmbeu, më pas e përdhunoi së bashku me dy bashkëpunëtorë, duke përfshirë një 15-vjeçare.

Dënimi i tij me vdekje u anulua nga një gjykatë apeli në vitin 2021 pasi u vendos se avokati i tij i caktuar nga gjykata kishte keqpërdorur mbrojtjen e tij duke mos përmendur as provat e prapambetjes mendore, as varfërinë dhe abuzimin që i pandehuri kishte pësuar gjatë fëmijërisë së tij. Megjithatë, ky penalitet u rikthye në vitin 2022.

Rikujtojmë, se një ekzekutim është ndaluar së fundmi pasi xhelati dështoi 8 herë për të gjetur damarin e të dënuarit në të cilën do të injektonte Pentobarbital, një ilaç i fuqishëm, me veprim të shpejtë, i aftë të shkaktojë vdekjen brenda pak minutash. Çështja ka të bëjë me Thomas Eugene Creech, 73 vjeç, një vrasës serial i dënuar me vdekje në ’82 për vrasjen e shokut të qelisë.Ekzekutimi i Creech u ndalua vetëm disa orë para se Teksasi të ekzekutonte një tjetër të dënuar me vdekje, Ivan Cantu, i akuzuar për dy vrasje që ai pretendon se nuk i ka kryer.

Lajmet e fundit…

  • “Prindërit tanë ranë dëshmorë për gjuhën shqipe”, #Organizatori i protestës së studentëve në Shkup: Kanë frikë se ne fitojmë shumë të drejta
  • PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas afateve kushtetuese
  • Provokimi në Shkup, ministri i Mbrojtjes së RMV përulet me ceremoni para pllakës përkujtimore ku shqiptarët etiketohen si terroristë
  • Edhe pse disа banorë të Çairit kanë kërkuar që mos të mbyllet vendkalimi për këmbësorët pranë Bit-Pazarit, Qyteti i Shkupit është i vendosur të vendosë gardh dhe ta mbyll pergjithmonë
  • BDI nis procedurën për ndryshime kushtetuese

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara