www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Raporti i fundit i OKB-së, Maqedonia e Veriut ndër më të palumturat në rajon

Posted on March 20, 2024 by User User1

Maqedonia e Veriut është në vendin e 84 në listën e vendeve më të lumtura në botë, sipas raportit botëror të OKB-së. Në krahasim me vendet e Ballkanit, Maqedonia e Veriut është më e lumtur vetëm se Shqipëria, e cila është në fund në rajon (87). Ndërsa vendi më i lumtur në rajon është Kosova e cila renditet në vendin e 29.Kurse sa i përket indeksit të lumturisë së të rinjve, Maqedonia është në vendin e 67-të.Nga vendet e rajonit, më e lumtur është Sllovenia, e cila është në vendin e 21-të, Kosova (vendi 29), Serbia (vendi 37), Kroacia (63), Greqia (64), Bosnja dhe Hercegovina (vendi 65), Mali i Zi në vendin e 76-të. Vendi, Bullgaria në vendin e 81-të dhe Shqipëria në vendin e 87-të.Sipas raportit vendin numër një e zë sërish Finlanda, ndërsa pas saj janë Danimarka, Islanda, Suedia, Izraeli, Holanda, Norvegjia, Luksemburgu, Zvicra, Australia.Ndërkaq, në vendin e fundit të raportit të lumturisë është Afganistani.

Lajmet e fundit…

  • Edhe pse disа banorë të Çairit kanë kërkuar që mos të mbyllet vendkalimi për këmbësorët pranë Bit-Pazarit, Qyteti i Shkupit është i vendosur të vendosë gardh dhe ta mbyll pergjithmonë
  • BDI nis procedurën për ndryshime kushtetuese
  • Dogana ndalon importin te shqiptarët e lejon vetëm në zona tjera
  • Irani i paraqet propozim të ri SHBA për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit
  • Zyrë për deputeten në komunë – shërbim qytetar apo privilegj partiak?

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara