www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Wall Street Journal: “Putin dëshiron të nisë luftë në Ballkan…”

Posted on March 20, 2024 by User User1

Putini dëshiron një luftë në Ballkan”. Kështu titullohet një opinion i publikuar në median prestigjioze amerikane, Wall Street Journal, në të cilin detajohen raportet e ngushta mes Rusisë dhe Serbisë dhe ndikimin që ka kjo aleancë në nxitjen e konflikteve në rajon.

Autorët, Ivana Stradner dhe Mark Montgomery, hulumtues në Fondacionin për Mbrojtjen e Demokracive, vlerësojnë se në një kohë kur të gjithë sytë janë drejtuar në Ukrainë, po lind një tjetër konflikt në Europë.

Sytë e Rusisë janë drejtuar nga Kosova, ndërsa Serbia po drejton zhvillimet në terren, në një kohë tensionesh tepër të larta.

Hulumtuesit vënë në pah lëvizjet kërcënuese të Serbisë me vendosjen e ushtrisë në gatishmëri luftarake pas tensioneve të majit të kaluar dhe frikën amerikane se ishte bërë gati për të nisur një pushtim të Kosovës pas sulmit të armatosur të shtatorit.

“Shqetësimet për një krizë të re, shtynë Uashingtonin të publikonte informacione sekrete të inteligjencës për rreshtimin ushtarak të Serbisë dhe për sulmin ndaj policisë së Kosovës. Disa ditë më pas, Serbia u tërhoq nga kufiri, por është e dukshme që Beogradi dhe Moska po përgatisin një fushatë tjetër dhune dhe provokimesh për vitin 2024. Rusia po kryen operacione të ndikimit me mesazhe në favor të luftës në Serbi dhe po dërgon armë. Edhe Kina po dërgon armë.”

Më tej në opinionin e Wall Street Journal, thuhet se Serbia ka shtuar shpenzimet ushtarake këtë vit dhe vazhdon që të lejojë veprimtaritë e të ashtuquajturës qendër humanitare të menaxhuar nga Rusia, pranë bazës kryesore të NATO-s në Kosovë.

Lajmet e fundit…

  • Kaltrina Beqiri: Qeverinë teknike e dërgojmë në histori
  • “Prindërit tanë ranë dëshmorë për gjuhën shqipe”, #Organizatori i protestës së studentëve në Shkup: Kanë frikë se ne fitojmë shumë të drejta
  • PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas afateve kushtetuese
  • Provokimi në Shkup, ministri i Mbrojtjes së RMV përulet me ceremoni para pllakës përkujtimore ku shqiptarët etiketohen si terroristë
  • Edhe pse disа banorë të Çairit kanë kërkuar që mos të mbyllet vendkalimi për këmbësorët pranë Bit-Pazarit, Qyteti i Shkupit është i vendosur të vendosë gardh dhe ta mbyll pergjithmonë

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara