www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Meta propozon përgjysmimin e tarifave mujore të Facebook dhe Instagram

Posted on March 20, 2024March 20, 2024 by User User1

Meta Platforms hap një dritare të re, duke propozuar që të përgjysmojë (thuajse) tarifën mujore të abonimit në Facebook dhe Instagram, në 5,99 euro nga 9,99 euro – deklaroi të martën në drejtues i lartë i Meta. Kjo lëvizje synon t’u përgjigjet shqetësimeve të autoriteteve rregullatore në lidhje me privatësinë dhe antitrust.

Ulja e çmimit vjen pas rritjes së kritikave të aktivistëve për privatësinë dhe grupeve të konsumatorëve mbi shërbimin e abonimit no-ads (pa reklama) të Meta në Europë, që sipas kritikëve u kërkon përdoruesve të paguajnë një tarifë për të siguruar privatësinë e tyre, raporton Reuters.

Meta e prezantoi shërbimin në nëntor, për të qenë në përputhje me Digital Markets Act (DMA), që kufizon aftësinë për të personalizuar njoftimet e reklamave për përdoruesit pa pëlqimin e tyre, duke dëmtuar burimin kryesor të të ardhurave.

Kompania deklaroi se modeli me pagesë synon të ekuilibrojë kërkesat kontradiktore të ligjeve të BE-së për privatësinë dhe DMA.

“Donim ta përshpejtonim këtë proces prej disa kohësh, pasi kemi nevojë të arrijmë një gjendje të qëndrueshme… ndaj ofruam uljen e çmimit nga 9,99 në 5,99 euro për një llogari (account) të vetme dhe 4 euro për çdo llogari shtesë”, tha Tim Lamb, avokat i Meta, në një seancë dëgjimore të Komisionit Europian.

“Ky është çmimi më i ulët që çdo person i arsyeshëm duhet të paguajë për shërbime të kësaj cilësie. Paqartësia rregullatore për momentin është ende e pranishme dhe duhet të qetësohet shpejt”.

Aktivisti austriak për privatësinë, Max Schrems, tha se problemi nuk lidhet me çmimin.

“Nga të gjitha hulumtimet, ne e dimë se edhe një tarifë prej vetëm 1.99 eurosh ose më pak, sjell një zhvendosje të pëlqimit nga 3-10% që vërtet duan reklama në 99.9% që gjithsesi klikojnë po. GDPR kërkon që pëlqimi duhet të jepet ‘lirisht’” – tha ai, duke iu referuar rregullores së BE-së për privatësinë.

Në të vërtetë, nuk flitet për shumën e parave, por për qasjen “pay or okay” në tërësi.

I gjithë qëllimi i “pay or okay” është që t’i bëjë përdoruesit të klikojnë në ‘rregull’, edhe nëse kjo nuk është zgjedhja e tyre e lirë dhe e vërtetë. Ne nuk mendojmë se ndryshimi i thjeshtë i shumës e bën këtë qasje të ligjshme”.

Seanca dëgjimore njëditore synon t’u japë përdoruesve dhe palëve të treta të Meta mundësinë për të kërkuar qartësi se si ajo përputhet me DMA-në.

Lajmet e fundit…

  • Irani sulmon anije në Ngushticën e Hormuzit, Trumpi thotë se “ata s’mund të na shantazhojnë”
  • Nga arti në politikë: Adis Ismaili në krye të Nëndegës Beliçica të BDI-së në Gostivar
  • Disa ditë nuk ka sistem në terminalin doganor në Bllacë!
  • Mickoski kërkon ekstradimin e Gruevskit!
  • Avokati i “Djallit” është marrë vesh me Prokurorinë në Maqedoninë e Veriut.

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara