www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Emëroi drejtor shkolle jashtë rregullave, dorëzohet aktakuzë ndaj Ramiz Merkos

Posted on March 20, 2024 by User User1

Prokuroria Themelore Publike e Strugës ka ngritur aktakuzë kundër kryetarit të komunës Ramiz Merko për punë të papërgjegjshme.

Siç njoftojnë nga prokuroria, në fund të janarit 2022, Merko ka shkelur me vetëdije rregulloren dhe ka emëruar drejtor në një shkollë jashtë rregullores. Gjegjësisht, ushtruesi i detyrës së drejtorit nuk ishte në mesin e të punësuarve siç e kërkon ligji. Me këtë Merko ia mundësoi që për 19 muaj të jetë drejtor shkolle.

“I akuzuari, si zyrtar – kryetar i Komunës së Strugës, me 31.01.2022 me dashje ka shkelur dispozitat ligjore për veprim të ndërgjegjshëm me rastin e emërimit të ushtruesit të detyrës së drejtorit në shkollën fillore komunale në fshatin Labunishtë. Me këtë ka marrë vendim dhe ka emëruar një person i cili nuk ka qenë i punësuar, siç parashikohet në nenin 118 të Ligjit për arsimin bazë dhe nuk ka pasur përvojë adekuate të punës në punë edukativo-arsimore siç parashihet në nenin 109 të Ligjit”.“Kështu, i akuzuari ka bërë të mundur që personi të emërohet në detyrë dhe t’i paguhet paga si ushtrues detyre drejtor për 19 muaj, i cili i ka shkaktuar shkollës dëm në shumën totale të pagave dhe kontributeve të paguara në mënyrë të pabazuar”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë./Telegrafi/

Lajmet e fundit…

  • Edhe pse disа banorë të Çairit kanë kërkuar që mos të mbyllet vendkalimi për këmbësorët pranë Bit-Pazarit, Qyteti i Shkupit është i vendosur të vendosë gardh dhe ta mbyll pergjithmonë
  • BDI nis procedurën për ndryshime kushtetuese
  • Dogana ndalon importin te shqiptarët e lejon vetëm në zona tjera
  • Irani i paraqet propozim të ri SHBA për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit
  • Zyrë për deputeten në komunë – shërbim qytetar apo privilegj partiak?

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara