www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Punonjësit e Postës të Maqedonisë edhe sot në protestë, kërkojnë rritjen e pagave

Posted on March 19, 2024March 19, 2024 by User User1

Paga do të ketë, por protesta e punonjësve të Postave të Maqedonisë do të vazhdojë. Pritet reagimi i Qeverisë. Sindikalistët nuk heqin dorë nga kërkesat e tyre.

Punonjësit e Postave të Maqedonisë edhe sot kanë protestuar nga 08:00 deri në 10:00. U janë premtuar paga gjatë ditës, por nuk heqin dorë nga greva, duke kërkuar nga Qeveria, reforma urgjente në kompani.

“Situata financiare në Postat e Maqedonisë është cënuar seriozisht. Nuk sigurojmë mjete të mjaftueshme për paga. Disa vite sigurojmë përmes kredive dhe huave. Erdhi momenti ku tashmë nuk kemi nga ku të sigurojmë mjete. Kërkojmë nga Qeveria që të angazhohet për reforma dhe të sigurojë mjete financiare”, tha Boro Veligdenov, kryetar i Sindikatës.

Sistematizimi i ri, marrëveshje të re kolektive, rajonbalizimi i rajoneve postare, modernizimi teknologjik dhe ndryshime në ligjin për shërbime postare si dhe pagesa me kohë e pagave janë disa nga kërkesat e sindikalistëve.

Në “Postat e Maqedonisë” ka 1.800 të punësuar dhe 200 postierë me marrëveshje, që me vite punojnë pa sigurim dhe me paga minimale.

Lajmet e fundit…

  • Edhe pse disа banorë të Çairit kanë kërkuar që mos të mbyllet vendkalimi për këmbësorët pranë Bit-Pazarit, Qyteti i Shkupit është i vendosur të vendosë gardh dhe ta mbyll pergjithmonë
  • BDI nis procedurën për ndryshime kushtetuese
  • Dogana ndalon importin te shqiptarët e lejon vetëm në zona tjera
  • Irani i paraqet propozim të ri SHBA për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit
  • Zyrë për deputeten në komunë – shërbim qytetar apo privilegj partiak?

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara