www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Bastisje në Shkup, gjendet drogë dhe arrestohen tre persona

Posted on March 19, 2024March 19, 2024 by User User1

Pas ndërmarrjes së masave dhe njohurive të siguruara se një kohë të gjatë po realizohet shitja e drogës personave të varur nga droga, më datën 18.03.2024, nëpunës policorë të Njësitit për tregti të palejuar me drogë-Sektori për tregti të palejuar me drogë, armë dhe materie të rrezikshme pranë Departamentit të policisë kriminalistike në koordinim me Njësitin për tregti të palejuar me drogë pranë SPB Shkup dhe Njësitin special antiterrorist “Tigri” me urdhër gjyqësore kanë kryer bastisje në shtëpinë dhe në hapësirat tjera ndihmëse të G.P. (45) nga Shkupi.

Siç njofton MPB, gjatë bastisjes janë gjetur dhe sekuestruar heroinë, peshore digjitale, më shumë gjësende me mbetje të heroinës dhe shumë gjësende tjera të vlefshme për të cilat ekziston dyshimi se rrjedhin nga veprat penale. Poashtu, gjatë bastisjes në shtëpinë e G.P. i pranishëm ka qenë edhe D.ZH. (46) nga Shkupi.“

Që të dy janë privuar nga liria. Më herët nga liria është privuar edhe Z.D. (50) nga Shkupi i cili gjatë ditës ka qenë në shtëpinë e G.P. dhe ka përdorur heroinë. Pas dokumentimit të plotë të rastit në koordinim me Prokuror Publik do të ngritën kallëzime përkatëse”, thuhet në kumtesën e MPB-së.

Lajmet e fundit…

  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!
  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion
  • Alvarez konfirmon largimin nga Atletico

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara