Izraeli ka nisur sulmet mbi Rafah. Një operacion i paralajmëruar nga kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, i cili i ka qëndruar deri në fund besnik planit të tij për ofensivën në Gazën Jugore. Sulmet ajrore izraelite goditën dy shtëpi dhe një apartament në jug të Gazës, duke vrarë të paktën 14 persona, përfshirë gra dhe fëmijë dhe duke plagosur shumë të tjerë. Palestinezët janë duke kërkuar midis rrënojave për të afërmit e tyre në vendin ku u sulmuan.
“Unë jam nga qyteti i Gazës, u zhvendosa në disa qytete dhe katër ditë më parë përfundova në Rafah. Kudo që ka bombardime ne largohemi, nuk dimë çfarë të bëjmë. Kudo që të shkosh ka bombardime dhe vdekje, ka njerëz që vdesin kudo që të shkosh”, tha Ibrahim Hassouna, banor i zhvendosur në Rafah
Palestinezët të martën e shpallën ditë zie. Ata vajtuan mbi trupat e të dashurve të tyre të cilët u vranë nga ushtria izraelite. Gratë qanin ndërsa njerëzit u mblodhën rreth trupave të mbështjellë me çanta bardh e zi
