www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Mjekët rekomandojnë të imunizohen dhe të rriturit

Posted on March 18, 2024March 18, 2024 by User User1

Prej ditës së sotme, fëmijët që kanë marrë tri doza vaksinash kundër difterisë, tatanozit dhe pertusisit apo kollës së mirë mund të shkojnë në kopsht, por me kusht që të rivaksinohen brenda gjashtë muajve të ardhshëm. Mjekët rekomandojnë që ata të qëndrojnë në shtëpi për të paktën dy javë pas marrjes së dozës së tretë. Për dallim nga Shkupi, në qytetet tjera përqindja e imunizimit të fëmijëve kundër kollës së mirë është rreth 90 për qind. Mjekët thonë që kolla e mirë mund të shkaktojë komplikime edhe tek të rriturit, ndaj duhet të imunizohen edhe kjo kategori e qytetarëve duke e marrë parasysh që kohë e gjatë ka kaluar nga marrja e vaksinës Di-Te-Per.

“Apeloj tek autoritetet shëndetësore që t’i përfshijmë me imunizim numër të madh të pacientëve të rritur edhe gratë shtatzëna të vaksinohen në tremujorin e fundit të shtatzënisë për të mirën e foshnjave të tyre, sepse dozën e parë të vaksinës Di-Te-Per ata do ta marrin në muajin e dytë pasi të lindin. Ne e kemi zbuluar pacientin e parë në ordinancën tonë që është në moshë 40 vjeçare, ishte i vaksinuar. Erdhi me pasqyrë të rëndë klinike me kollitje të madhe, vjellje dhe humbje të vetëdijes.”, – theksoi pediatrja, Mira Atanasova.

Në vend kanë arritur edhe dozat e para për qytetarët më të moshuar, por ende nuk janë të qasshme në Qendrën e Shëndetit Publik sepse janë në procedurë administrative për regjistrimin e tyre në Agjencinë e Barnave. Sipas të dhënave nga IShP-ja, nga fillimi i vitit nga kolla e mirë në vend janë sëmurë 216 qytetarë. Numri më i madh është në Shkup, ku ka 190 pacientë dhe për këtë arsye është shpallur dhe epidemi që nga data 8 shkurt.

Lajmet e fundit…

  • Shkarraviti “Kosova është Serbi” në veturën me targa kosovare, serbit i caktohet paraburgim nga gjykata në Kroaci
  • Kaltrina Beqiri: Qeverinë teknike e dërgojmë në histori
  • “Prindërit tanë ranë dëshmorë për gjuhën shqipe”, #Organizatori i protestës së studentëve në Shkup: Kanë frikë se ne fitojmë shumë të drejta
  • PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas afateve kushtetuese
  • Provokimi në Shkup, ministri i Mbrojtjes së RMV përulet me ceremoni para pllakës përkujtimore ku shqiptarët etiketohen si terroristë

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara