www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Britania e Madhe: Putini, Stalini modern/Vodhi zgjedhjet presidenciale ruse!

Posted on March 18, 2024March 18, 2024 by User User1

Sekretari i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar, Grant Shapps akuzoi Vladimir Putinin se po sillet si një “Stalin i ditëve tona”, pasi zgjedhjet në Rusi panë se presidenti forcoi kontrollin e tij në pushtet, pas represionit kundër çdo opozite të vërtetë. Sekretari i Jashtëm, David Cameron u shpreh se zgjedhjet nuk ishin “të lira dhe të drejta” pasi rezultatet treguan se Putin fitoi gati 88% të votave.

Ky rezultat i publikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shënon edhe një rekord për Putinin, duke zgjatur sundimin e tij me gati çerek shekulli për një tjetër mandat gjashtëvjeçar. Putin, i cili përshëndeti fitoren si një tregues të “besimit” dhe “shpresës” ndaj tij, u përball me konkurrencën nga vetëm tre kandidatë që nuk e kishin kritikuar sundimin dhe as pushtimin e Ukrainës.

Të gjithë sfiduesit seriozë “u fshinë” përpara se të fillonte votimi. Kritiku kryesor i Kremlinit, Aleksei Navalny vdiq në një burg të Arktikut muajin e kaluar dhe kritikët e tjerë janë ose në burg ose në emigracion.

Ndërkohë, monitorimi i pavarur i zgjedhjeve ishte jashtëzakonisht i kufizuar. Organizata për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Europë, OSBE që nuk u ftua të vëzhgonte votimin treditor. Duke shkruar në “The Telegraph”, Shapps nënvizoi:

Sigurisht që Putin nuk do të shkojë askund pas vjedhjes së të ashtuquajturave “zgjedhje të së dielës” ku kundërshtarët politikë ose burgosen ose vriten. Në mënyrë tronditëse, në fund të mandatit të tij të ardhshëm pesëvjeçar, pritet të jetë në pushtet pothuajse për aq kohë sa diktatori Josif Stalin. Putini po sillet si një Stalin i ditëve moderne. Eshtë një tiran të cilit Perëndimi duhet t’i rezistojë. Ne kemi mjetet, por… duhet të tregojmë se kemi vullnetin kolektiv për të fituar.

Cameron shkroi në X se “votimet janë mbyllur në Rusi, pas mbajtjes së paligjshme të zgjedhjeve në territorin ukrainas, mungesës së zgjedhjes për votuesit dhe mungesës së monitorimit të pavarur të OSBE-së”.

Lordi Robertson, një ish-sekretar i përgjithshëm i NATO-s, tha se Perëndimi nuk duhet të frikësohet nga Putini.

Unë mendoj se Putin ka të ngjarë të dyfishohet përsëri. Këtë do ta pretendojë si një nxitje për veten dhe një mbështetje për veprimin ushtarak që ka ndërmarrë.

Lajmet e fundit…

  • Kaltrina Beqiri: Qeverinë teknike e dërgojmë në histori
  • “Prindërit tanë ranë dëshmorë për gjuhën shqipe”, #Organizatori i protestës së studentëve në Shkup: Kanë frikë se ne fitojmë shumë të drejta
  • PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas afateve kushtetuese
  • Provokimi në Shkup, ministri i Mbrojtjes së RMV përulet me ceremoni para pllakës përkujtimore ku shqiptarët etiketohen si terroristë
  • Edhe pse disа banorë të Çairit kanë kërkuar që mos të mbyllet vendkalimi për këmbësorët pranë Bit-Pazarit, Qyteti i Shkupit është i vendosur të vendosë gardh dhe ta mbyll pergjithmonë

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara