www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

VMRO kërkon ndalimin e blerjes së 250 milionë eurove për helikopterët transportues

Posted on March 17, 2024 by User User1

Në një deklaratë të fundit, VMRO-DPMNE ka kërkuar ndalimin e blerjes së helikopterëve transportues në vlerën prej 250 milionë eurosh gjatë periudhës zgjedhore, duke theksuar se kjo duhet të vendoset nga qeveria e ardhshme.

“Është jashtë çdo operacioni normal që LSDM dhe BDI të zgjedhin një tender prej 250 milionë eurosh disa javë para zgjedhjeve, në një periudhë qeverisjeje teknike. Në vend të helikopterëve luftarakë, qeveria blen helikopterë transportues, gjë që nuk e rrit gatishmërinë luftarake të ARM-së. Përveç kësaj, askush nuk e di se si u zgjodh kompania Leonardo dhe pse kompanitë e tjera, duke përfshirë një kompani amerikane apo një konsorcium gjermano-francez, nuk u zgjodhën. Si u bë përzgjedhja dhe kush e mori vendimin se çfarë të blihej në të vërtetë. Në vend që të shpenzohen 250 milionë euro para zgjedhjeve, të ndërpritet prokurimi dhe pas tij të vendosë qeveria e ardhshme. Me të drejtë populli thotë se ne nuk kemi shtet, është koha ta kthejmë atë”, thuhet në deklaratën e partisë.
VMRO që akuzon kundërshtarët e tyre për mosrespektimin e standardeve të transparencës dhe për shfrytëzimin e pozitave qeverisëse në kohë zgjedhore.

Lajmet e fundit…

  • Edhe pse disа banorë të Çairit kanë kërkuar që mos të mbyllet vendkalimi për këmbësorët pranë Bit-Pazarit, Qyteti i Shkupit është i vendosur të vendosë gardh dhe ta mbyll pergjithmonë
  • BDI nis procedurën për ndryshime kushtetuese
  • Dogana ndalon importin te shqiptarët e lejon vetëm në zona tjera
  • Irani i paraqet propozim të ri SHBA për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit
  • Zyrë për deputeten në komunë – shërbim qytetar apo privilegj partiak?

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara