www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Alkaloid, konferencë ndërkombëtare për “Cefiksim”

Posted on March 16, 2024March 16, 2024 by User User1

Kompani farmaceutike “Alkaloid” po merr pjesë në Konferencën e Parë Ndërkombëtare për Cefiksim, që po mbahet në Stamboll të Turqisë. Konferenca ka në fokus vizionin e përmirësimit të praktikave të përditshme në fushën e përdorimit racional të antibiotikëve, duke përmirësuar kështu cilësinë e shërbimeve për pacientët në mbarë botën. Drejtori i Përgjithshëm dhe Kryetari i Bordit Drejtues të “Alkaloid”, Zhivko Mukaetov, prezantoi performancën korporative të “Alkaloid”, duke iu referuar veçanërisht rëndësisë së ngjarjeve të këtij lloji, të cilat zhvillojnë dhe përmirësojnë shkencën në shkallë globale. Gjithashtu, Mukaetov tha se Konferenca e Parë Ndërkombëtare për Cefixime, e mbështetur nga “Alkaloid”, do të japë një kontribut edhe më të madh në përdorimin racional të antibiotikëve, sa i përket reduktimit të tendencës në rritje të rezistencës antimikrobike globalisht.

“Përveç se është cefalosporina e gjeneratës së tretë orale më e përshkruara, Cefixime e Alkaloid është e dyta për nga vëllimi i prodhuar në Evropë. Ne si kompani së shpejti planifikojmë të zgjerojmë objektet e prodhimit për këtë produkt me rëndësi strategjike”, u shpreh Zhivko Mukaetov, drejtor i Alkaloid.

Lajmet e fundit…

  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!
  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion
  • Alvarez konfirmon largimin nga Atletico

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara