www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Grabitja si në filma në Kumanovë, policia jep detaje, arrestohen dy persona

Posted on March 16, 2024March 16, 2024 by User User1

Dy persona nga Shkupi janë ndaluar nën dyshimin se kanë kryer grabitjen e armatosur mbrëmë në Kumanovë.

Sipas një njoftimi të fundit të MPB-së, janë ndaluar shtetasit me inicialet M.A, 28 vjeç dhe E.A, 32 vjeç, të dy nga fshati Bukoviq i Shkupit, përcjell INA. 

“Ata dyshohen se më 15.03.2024, rreth orës 20:20, në rrugën “Done Bozhinov” në Kumanovë me një automjet të tipit Range Rover me targa të Shkupit kanë goditur automjetin e pasagjerëve Volkswagen Passat, i cili drejtohej nga S.S, 63 vjeçar nga Kumanova. Më pas ata kanë qëlluar me armë në drejtim të S.S. dhe i kanë marrë një çantë me para”, thuhet në njoftimin e MPB-së. 

Autorët e dyshuar më pas janë arratisur në drejtim të rrugës magjistrale Kumanovë-Kriva Pallankës që lidhet edhe me autostradën e Korridorit 8, ku kanë djegur makinën në afërsi të hotelit “Satelit”. 

MPB njoftoi se dy personat e dyshuar janë ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tyre do të bëhet kallëzim përkatës.(INA)

Lajmet e fundit…

  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!
  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion
  • Alvarez konfirmon largimin nga Atletico

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara