www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Veçoria e radhës e WhatsApp që po e bën të duket i ngjashëm me Instagramin

Posted on March 15, 2024 by User User1

Që kur Meta bleu WhatsApp-in, aplikacioni i mesazheve ka marrë përditësime që frymëzohen nga aplikacione tjera si Instagram, Facebook, dhe Messenger.

Si duket, WhatsApp është gati të huazojë një tjetër veçori nga Instagram.

Sipas mediave të huaja, përditësimi më i fundit beta i Whatsapp tashmë i disponueshëm në Google Play Store, përfshin aftësinë për të etiketuar kontaktet në storie përcjell Telegrafi.

Ndërsa mbetet e paqartë nëse etiketimet do të jenë të dukshme apo jo për të gjithë kontaktet tuaja, ata që ju i etiketoni do të marrin njoftime të menjëhershme për përditësimin tuaj.

Pra, funksionon në mënyrë të ngjashme sikur kur etiketoni dikë në storiet tuaja në Facebook dhe Instagram.

Kjo veçori është aktualisht në zhvillim e sipër, por do të jetë e disponueshme së shpejti.

Lajmet e fundit…

  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!
  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara