www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Çfarë fshihet pas shitjes së aksioneve nga miliarderët e botës?

Posted on March 15, 2024March 15, 2024 by User User1

Jeff Bezos ka marrë edhe njëherë kryesimin e listës së njerëzve më të pasur në botë. Themeluesi i Amazon është tashmë i pari në indeksin e miliarderëve të Bloomberg, për herë të parë që nga vjeshta e vitit 2021. Sipas vlerësimeve të Bloomberg, pasuria e Bezos ka shkuar në 200 miliardë dollarë, teksa ajo e Musk 198 miliardë. Ndërkaq, misteri i miliarda dollarë aksione që po shiten nga disa nga më të pasurit e botës megjithëse bursat janë të forcë të plotë, po habit disa ekspertë finance.

Fillimisht e përditshmja britanike Daily Mail i referohet për këtë, arsyeve si paqëndrueshmëria e gjeopolitikës, e zgjedhjeve kombëtare apo e luftës. Fluska e teknologjisë ka treguar se është vënë nën tension ekstrem gjatë gjithë vitit 2023 me largime masive nga puna në kompanitë e Silicon Valley, kurse Presidenti Joe Biden ka premtuar “rritje të taksave për më të pasurit” nëse fiton zgjedhjet e reja në nëntor.

Sipas raportimeve investitorët e mëdhenj në fund të vitit që shkoi kishin mbajtur vetëm 25% të aseteve të tyre neto në tregun e aksioneve dhe askush nuk e di perse. Investitorët shesin për arsye të ndryshme. Në shkurt 2024, kreu i Amazon, Jeff Bezos shiti $8.5 miliardë aksione, ndërsa bankieri Jamie Dimon shiti $150 milionë nga aksionet e tij.

Dimon paraqiti një listë çështjes si argumente duke nisur nga lufta në Ukrainë, lufta e re në Gaza, borxhet e larta qeveritare dhe deficitet, inflacioni apo tregu i vogël i punës dhe rritja e kërkesave për paga të larta. Kreu i Facebook, Mark Zuckerberg ka qenë gjithashtu pjesë e lojës duke shitur $428 milionë aksione të Meta në vitin 2023. Ndërsa nga 21 deri në 24 shkurt, familjet amerikane pronare të Walmart, kanë shitur $1.5 miliardë nga aksionet e kompanive të tyre.

Zuckerberg është justifikuar për shitjet me shpenzimet e kompleksit të ri në ishullin Kauai që besohet se po i kushton $300 milionë. Por sipas një raporti të rrjetit Fortune, të gjitha shitjet e përmendura ishin planifikuar paraprakisht nga bursat dhe gjithsesi Bezos, Zuckerberg e Dimon përsëri ruajnë shumicën e aksione në kompanitë e tyre. Eksperti i CNBC për pronat Robert Frank tha në tetor se lëvizjet duket se janë që më të pasurit të ruajnë veten e tyre, ose për arsye që njerëzit më të thjeshtë nuk arrijnë t’i kuptojnë.

Lajmet e fundit…

  • Irani sulmon anije në Ngushticën e Hormuzit, Trumpi thotë se “ata s’mund të na shantazhojnë”
  • Nga arti në politikë: Adis Ismaili në krye të Nëndegës Beliçica të BDI-së në Gostivar
  • Disa ditë nuk ka sistem në terminalin doganor në Bllacë!
  • Mickoski kërkon ekstradimin e Gruevskit!
  • Avokati i “Djallit” është marrë vesh me Prokurorinë në Maqedoninë e Veriut.

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara