www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Bekteshi: Ai që humb në zgjedhje, të mos merret më me politikë

Posted on March 15, 2024March 15, 2024 by User User1

Kreshnik Bekteshi nga BDI sot kërkoi që partitë politike në Maqedoninë e Veriut të nënshkruajnë marrëveshje, me çka obligohen që pas zgjedhjeve, ata që humbasin, të mos merren më me politikë. Bekteshi tha se kjo vlen edhe për partitë maqedonase.

I pyetur nëse do të tërhiqe Ali Ahmeti nëse i humb zgjedhjet, ai tha se kjo pytje duhet t’i adresohet atij.

“Kjo është pyetje për Ahmetin. Ju a do të tërhiqeni nëse humbni? Kjo është pyetje për Ahmetin, po ja bëj thirrje që të bëjmë marrëveshje…të bëjmë marrëveshje mes të gjitha partive politike, ai që do të humbë, më të mos merret me politikë. Ne po e hedhim dorezën, janë të mirëseardhura të gjitha partitë politike, përfshi edhe OBRM-PDUKM-në dhe partitë tjera politike”, tha Bekteshi.

Bekteshi thotë se është i bindur në fitoren e BDI-së në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

I pyetur për gjasat për koalicion parazgjedhor me LSDM-në, Bekteshi tha se nuk ka përafrime në këtë çështje.

“Në pjesën e koalicionit me LSDM-në, gjithsesi se në momentin që po flasim, nuk jemi shumë afër që të ketë koalicion të tillë, por më e rëndësishmja është se kur fiton BDI, fitojnë edhe qytetarët, ndërsa tashmë dihet se BDI sigurt do të fitojë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, rreth partive të tjera politike, unë i inkurajoj që sa më tepër të jenë në terren dhe të japin oferta konkrete për qytetarët”, theksoi mes tjerash Bekteshi.

Lajmet e fundit…

  • Edhe pse disа banorë të Çairit kanë kërkuar që mos të mbyllet vendkalimi për këmbësorët pranë Bit-Pazarit, Qyteti i Shkupit është i vendosur të vendosë gardh dhe ta mbyll pergjithmonë
  • BDI nis procedurën për ndryshime kushtetuese
  • Dogana ndalon importin te shqiptarët e lejon vetëm në zona tjera
  • Irani i paraqet propozim të ri SHBA për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit
  • Zyrë për deputeten në komunë – shërbim qytetar apo privilegj partiak?

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara