www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

BDI: Opozita në Maqedoni të Veriut po shkakton destabilizim dhe huti në shërbim të Rusisë

Posted on March 14, 2024March 14, 2024 by User User1

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka deklaruar se opozita shqiptare e koordinuar me VMRO-DPMNE-në dhe Levicën e Apasievit po frikësojnë shqiptarët, duke akuzuar këtë subjekt politik se është e gatshme të shkaktojë krizë politike.

Në njoftim thuhet se akuza të njëjta dhe shpërndarje të dezinformatave po dëgjojmë çdo ditë edhe nga VMRO-DPMNE dhe derivatet e saj.

Të vetëdijshëm për humbjen e thellë nga Bashkimi Demokratik për Integrim, koalicioni “PO Evropës, JO Rusisë” dyshon se koalicioni i përbërë nga derivatet e BDI-së tashmë e ka përgatitur skenarin në shërbim të VMRO-DPMNE-së dhe Levicën për të mos e pranuar rezultatin zgjedhor dhe me këtë, duke shkaktuar destabilizim dhe huti në opinion, në shërbim të Rusisë”.

“Në këtë drejtim ishin deklaratat e mëparshme se “opozita do të bojkotojë zgjedhjet”, që sot të akuzojnë se “BDI po përgatit destabilizim”.

Por, megjithëkëtë përpjekjet e opozitës, opinioni e di se kur BDI ka organizuar zgjedhje në këto 23 vite, të njëjtat kanë qenë të lira, demokratike dhe të pranuara ndërkombëtarisht”.

“Njëherësh, apelojmë deri te qytetarët që të mos bien pre e lajmeve të rreme dhe luftës speciale që nxit gjuhën e urrejtjes, rrezikojnë rrugën euro-integruese të vendit, si dhe ndihmojnë politikat destabilizuese ruse në vend. Republika e Maqedonisë së Veriut e ka të qartë të ardhmen e saj – e ajo është integrimi i plotë në Bashkimin Evropian”, thuhet në njoftim. 

Lajmet e fundit…

  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!
  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion
  • Alvarez konfirmon largimin nga Atletico

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara