www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Austria i dëbon dy diplomatë rusë

Posted on March 14, 2024March 14, 2024 by User User1

Austria i ka urdhëruar dy diplomatë të Ambasadës së Rusisë në Vjenë të largohen nga vendi.

Ministria e Jashtme e Austrisë tha në një komunikatë më 13 mars se dy diplomatët ishin “përfshirë në veprime që nuk janë në përputhje me statusin e tyre diplomatik”, dhe si rrjedhojë janë shpallur “persona të padëshiruar”.

Ajo nuk dha hollësi të tjera për diplomatët, apo për veprimet e tyre të dyshuara.

Një zyrtar austriak tha për Associated Press, në kushte anonime, se dëbimi i tyre lidhej me veprimtari spiunimi.

Ambasada ruse në Vjenë tha se asaj nuk iu dha asnjë dëshmi që mbështet dëbimin e tyre, duke e quajtur “të pabazë” vendimin e Austrisë.

Vendet e Perëndimit dhe Rusia ia kanë dëbuar diplomatët njëra-tjetrës në disa raste, prej se Rusia e nisi pushtimin e Ukrainës në shkurt 2022.

Austria, një anëtare e Bashkimit Evropian që mban qëndrim të neutralitetit ushtarak dhe kryeqyteti i të cilës është qendër e disa agjencive të OKB-së, kishte ngurruar fillimisht për të ndërmarrë veprime të tilla, por së fundmi ka dëbuar më shumë diplomatë rusë.

Në prill 2022, ajo i dëboi katër diplomatë rusë, pas trysnisë publike dhe nga BE-ja, si dhe katër të tjerë në shkurt 2023. Para fillimit të pushtimit të Ukrainës nga Rusia, ajo e dëboi një diplomat rus në gusht 2020./REL

Lajmet e fundit…

  • Studentët kërkojnë zbatim të të drejtave ligjore, reagon Rafis Aliti ndaj Mickoskit
  • Studentët shqiptarë protestojnë sot në Shkup
  • VLEN-i sot si Lidhja Komuniste e Jugosllavisë dikur, kundër studentëve, në anën e pushtetit
  • Diaspora shqiptare në Australi ngre alarmin: Gjuha shqipe nuk negociohet!
  • THIRRJE PËR PROTESTË: Studentët shqiptarë marshojnë në Shkup për Provimin e Jurisprudencës

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara