www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Të rinjtë në Maqedoninë e Veriut largohen nga shtëpia e prindërve të tyre në moshën 32,1 vjeçare

Posted on March 13, 2024March 13, 2024 by User User1

Për dallim nga vendet më të zhvilluara në Evropë, të rinjtë në Ballkan mjaftë vonë largohen nga shtëpitë e prindërve të tyre dhe bëhet më të pavarur, tregon hulumtimi i Eurostat, sipas të cilit, të rinjtë në Maqedoninë e Veriut e braktisin shtëpinë e prindërve të tyre në moshën 32,1 vjeçare.

Të rinjtë në Kroaci e braktisin shtëpinë e prindërve të tyre mesatarisht në moshën 33,4 vjeçare, ndërsa të rinjtë në Estoni më herët në moshën 22,7 vjeçare mesatarisht.

Mesatarisht, të rinjtë në Serbi e braktisin shtëpinë e prindërve të tyre në moshën 31,4 vjeçare, në Mal të Zi në 33,3 dhe në Maqedoninë e Veriut në moshën 32,1 vjeçare. Nga ana tjetër, të rinjtë nga pjesa tjetër e Evropës e braktisin shtëpinë e prindërve të tyre në vitet e hershme të njëzeta (Estoni 22,7, Holandë 23, Francë 23,4, Britaninë e Madhe 24,6, Lituani 24,7 vjeçarë).

Sipas ekspertëve, shkaqet kryesore për qëndrim shumë më të gjatë në shtëpinë e prindërve të të rinjve në Ballkan, në krahasim me pjesën tjetër të Evropës, pjesërisht qëndron në traditën (lidhjet më të fuqishme familjare në rajonin tonë), por shkak më dominant gjithsesi është mungesa financiare e të rinjve (para së gjithash për shkak të mungesës së vendeve të mjaftueshme mirë të paguara të punës).

Lajmet e fundit…

  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara