www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Përsëri aktive ueb-faqja e MEPSO-s pas sulmit kibernetik

Posted on March 11, 2024March 11, 2024 by User User1

Ueb-faqja e Operatorit të Sistemit Elektrotransmetues të Republikës së Maqedonisë së Veriut SHA MEPSO pas sulmit kibernetik të javës së kaluar, sot përsëri është në funksion. 

Nga MEPSO në datën 7 të këtij muaji informuan se ishin cak i një sulmi kibernetik, por se pas integritetit të plotë të rrjetit elektro-energjetik dhe furnizimit me energji elektrike nuk janë të rrezikuar. 

Incidenti, siç bënë të ditur, ishte denoncuar te të gjitha institucionet kompetente në bazë të rekomandimeve dhe rregullave për siguri kibernetike, ndërsa shërbimet profesionale i kanë ndërmarrë të gjitha masat për zbutjen e efekteve nga sulmi dhe në bashkëpunim me ekspertë nga kjo sferë kanë punuar në normalizimin e punës së përditshme të kompanisë. 

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski, në një deklaratë për mediat informoi se për tejkalimin e problemit dhe kthimin e plotë në funksion të kompanisë është punuar edhe me mbështetje ndërkombëtare. 

Lajmet e fundit…

  • Studentët kërkojnë zbatim të të drejtave ligjore, reagon Rafis Aliti ndaj Mickoskit
  • Studentët shqiptarë protestojnë sot në Shkup
  • VLEN-i sot si Lidhja Komuniste e Jugosllavisë dikur, kundër studentëve, në anën e pushtetit
  • Diaspora shqiptare në Australi ngre alarmin: Gjuha shqipe nuk negociohet!
  • THIRRJE PËR PROTESTË: Studentët shqiptarë marshojnë në Shkup për Provimin e Jurisprudencës

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara