www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Bardhi largohet me dëshirë nga “Big Brother VIP”, çfarë ndodhi që këngëtari zgjodhi që të heqë dorë nga çmimi i madh?

Posted on March 10, 2024 by User User1

Pak ditë pasi nga shtëpia e Big Brother VIP doli Sara Gjordeni, për shkak të një konflikti me banoren tjetër Françeska, edhe Bardhi Idrizi ka marrë vendimin drastik duke ndërprerë rrugëtimin e tij.

Shkak i largimit nga shtëpia ka qenë gjendja e rënduar shëndetësore e nënës së tij.

Ka qenë moderatori Ledion Liço ai i cili i ka komunikuar Bardhit për një problem familjarë.

Më pas Petriti, vëllai i artistit, hyri brenda në shtëpi, ku i tregoi se gjendja shëndetësore e nënës së tyre nuk është e mirë.

Ajo vuante prej kohësh nga tensioni, por sipas Petritit, gjendja e saj është rënduar dhe se aktualisht ndodhet në spital, por në gjendje të stabilizuar momentalisht.

E gjithë kjo situatë bëri që Bardhi të largohet nga shtëpia i panikosur, për të shkuar sa më shpejt pranë nënës së tij.

Pavarësisht kësaj situate të vështirë, një deklaratë e papritur ka ardhur nga Sara, që përfshiu edhe palë të treta.

“Unë tani duhet të jem shumë e kujdesshme me fjalët… Nëse çështja është ashtu si mendoj unë, unë nuk do të hesht. Kam rezervat e mija ndaj palëve të treta që nuk janë familjarë të Bardhit”, deklaroi ish-banorja nga studioja e Big Brother VIP.

Opinionistët vijuan në tej se Sara me këtë deklaratë la të nënkuptohej se sëmundja e nënës është një gjë e stisur për shkak të situatave me të, gjë për të cilën shtuan se nuk duan që të jetë e vërtetë.

Lajmet e fundit…

  • BDI mblidhet në Reçicë! Vetingu dhe reformat në parti temë diskutimi
  • Komuna e Sarajit demant ndaj inspektoratit shtetëror të ndërtimit.
  • Blerim Bexheti: Të ndryshohet edhe flamuri jo vetëm stema dhe himni i Maqedonisë
  • Meidani priti në takim Osmanin: BDI forcë politike pro-evropiane, integrimi dhe progresi kërkojnë vizion
  • Borisov: Deklarata e Mickoskit është një provokim absolut dhe nuk duhet t’i kushtohet vëmendje

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara