www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Aksident mes katër veturave në Shkup, lëndohet rëndë një person

Posted on March 8, 2024March 8, 2024 by User User1

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në mëngjes në rrugën “Makedonsko-Kosovska Brigada”, ku janë përfshirë katër vetura, të gjitha me targa të Shkupit.  Rastin për Televizionin Shenja e kanë konfirmuar edhe nga Ministria e Punëve të Brendshme, të cilët informojnë se si pasojë e aksidentit, një person ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në spitalin e përgjithshëm të qytetit “Shën Naumi i Ohrit”.

MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME

“Sot (03.08.2024) rreth orës 09:00 në SPB- Shkup është raportuar se në rrugën ‘Makedonsko – Kosovska Brigada’ ka ndodhur një aksident trafiku në mes të katër automjeteve me targa të Shkupit, ‘Volkswagen Golf’, ‘Toyota’, ‘Audi’ dhe ‘Hyundai’, me ç’rast një person ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të qytetit ‘Shën Naum i Ohrit’”.

Për shkak të këtij aksidenti, policia kishte bllokuar rrugën, pasi ishte e pa tejkalueshme. Ndërkaq, nga MPB gjithashtu informojnë se vetëm gjatë ditës së djeshme, policia ka dënuar 187 shoferë të automjeteve, pasi kanë kaluar shpejtësinë më shumë se ajo e lejuara.

Lajmet e fundit…

  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara