www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Fejohet në moshën 92-vjeçare manjati i medias, Rupert Murdoch!

Posted on March 8, 2024March 8, 2024 by User User1

Rupert Murdoch, ish pronari i medias Amerikane Fox News dhe themeluesi i Sky News, është fejuar në moshën 92 vjeçare me të dashurën e tij ruse Elena Zhukova, një biologe molekulare me të cilën ka qënë në lidhje prej disa muajsh. Çifti pritet të martohet në qershor të këtij viti në Kaliforni, ndërsa janë dërguar edhe ftesat për miqtë dhe familjarët e tyre.

Kjo është fejesa e 6 për manjatit mediatik, i cili u njoh me 67 vjeçaren menjëherë pasi u nda nga ish e fejuara e tij Ann Lesley Smith në muajin prill të vitit të shkuar. Dyshja thuhet se janë takuar në një festë të organizuar nga ish-gruaja e manjatit mediatik përgjatë vitit të shkuar. Zhukova ka qenë e martuar më parë me miliarderin rus të naftës Alexander Zhukov.

Sa i përket 92 vjeçarit ai ka qenë i martuar më parë me stjuardesën australiane Patricia Booker, gazetaren Skoceze Anna Mann, aktoren amerikane Jerri Hall si dhe me sipermarresen kineze Wendi Deng. Pas 70 vjetësh, manjati australian i medias njoftoi tërheqjen e tij nga kryesimi i News Corp dhe Fox. Miliarderi 92-vjeçar do të marrë titullin e presidentit të nderit, ndërsa djali i tij Lachlan do të jetë në krye të të dy kompanive.

Në një shënim, News Corp shpjegon se Murdoch, i cili mbushi 92 vjeç në mars, po largohet nga kompania botuese e cila përfshin ndër botimet e saj Wall Street Journal, New York Post, Dow Jones dhe Barron në SHBA dhe Times, Sunday Times dhe tabloidi The Sun në Mbretërinë e Bashkuar. Djali i tij Lachlan do të bëhet president i vetëm i News Corp, duke vazhduar të shërbejë si kryetar ekzekutiv dhe CEO i Fox Corporation.

Lajmet e fundit…

  • Ja kush e fiton BBV5 Albania!
  • Real Sociedad shpallet kampion i kupë së Spanjës
  • Keqperdorime te veturave zyrtare në ministrinë e Stoilkoviçit!
  • Irani sulmon anije në Ngushticën e Hormuzit, Trumpi thotë se “ata s’mund të na shantazhojnë”
  • Nga arti në politikë: Adis Ismaili në krye të Nëndegës Beliçica të BDI-së në Gostivar

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara