www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Prokuroria e Maqedonisë kërkon paraburgim për shtetasin e Kosovës i cili tentoi të korruptojë policinë kufitare

Posted on March 8, 2024 by User User1

Prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Shkup sot i ka dorëzuar gjyqtarit të procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Penale Shkup propozim për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një shtetasi të Kosovës 45-vjeçar, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Ryshfet”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

“I dyshuari dje në pikën kufitare “Bllacë” i ka dhënë 50 euro një zyrtari policor që të kryejë një veprim zyrtar që nuk i është lejuar ta kryejë. Pasi shoferit të autobusit me targa të Kosovës paraprakisht i ishte refuzuar hyrja në vend për shkak se nuk kishte certifikatën përkatëse për shofer profesionist për autobus, i dyshuari ka ardhur në pikën kufitare, është prezantuar si pronar i kompanisë së transportit dhe ka kërkuar të flasë me udhëheqësin e ndërrimit. Kur hyri në zyrën e udhëheqësit të ndërrimit, ai la një kartëmonedhë 50 euro në tavolinën e tij për të mundësuar hyrjen e shoferit dhe autobusit në vend”, thonë nga PTHP.

Atij i është ndaluar menjëherë, ndërsa siç thonë nga PTHP, meqenëse ekzistojnë rrethana që tregojnë rrezikun e arratisjes, mundësinë e pengimit të procedurës penale nga i dyshuari duke ndikuar mbi dëshmitarët dhe bashkëpunëtorët e mundshëm, si dhe përsëritjen e veprës penale, prokurori publik i propozoi gjykatës të caktojë masën e paraburgimit në mënyrë që të sigurohet prania e tij gjatë procedurës.

Lajmet e fundit…

  • Ky eshte autori i vrasjes ne Turqi!
  • Ja si e shiten Bërvenicen Izet Mexhiti dhe Haqim Ramadani
  • Studentët kërkojnë zbatim të të drejtave ligjore, reagon Rafis Aliti ndaj Mickoskit
  • Studentët shqiptarë protestojnë sot në Shkup
  • VLEN-i sot si Lidhja Komuniste e Jugosllavisë dikur, kundër studentëve, në anën e pushtetit

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara