www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Aktori Gerard Depardieu akuzohet sërish për ngacmim seksual!

Posted on March 6, 2024 by User User1

Prokuroria e Parisit njoftoi së fundmi hapjen e një hetimi ndaj aktorit Gerard Depardieu, pas akuzës për sulm seksual gjatë xhirimeve të filmit “Les Volets Verts” të Jean Becker në 2021. Paditësja 53-vjeçare, e quajtur Amelie, ka bërë padi në prokurorinë e Parisit. Ajo akuzon yllin e njohur të filmit për sulm seksual, ngacmim seksual dhe sharje seksiste.

Sipas një raporti të Mediapart, Depardieudyshohet se e kapi atë nga beli dhe ia shtrëngoi gjoksin, përpara se truprojat e tij të ndërhynin. “Truprojat e tij e morën atë”-tha Amelie për Mediapart.

Ai po bërtiste dhe po qeshte me vete. Ai më bërtiti: “Do të takohemi përsëri, dashuria ime“. Isha e habitur, isha e shqetësuar.

Sipas APE-MPE, ky është hetimi i tretë ndaj aktorit 75-vjeçar. Depardieu ka qenë nën hetim që nga viti 2020, pasi aktorja Charlotte Arnoul pretendoi se ajo ishte viktimë e përdhunimit në gusht 2018. Ai gjithashtu akuzohet për sulm seksual ndaj një ish-asistente të prodhimit në xhirimet e një filmi në vitin 2014.

Pesë vite pasi filloi i gjithë procesi ligjor, aktori ka shpjeguar versionin e tij të ngjarjeve:

Unë nuk mund të fal më atë që kam dëgjuar, atë që kam lexuar për veten time prej disa muajsh. Mendova se nuk më interesonte, por jo. E gjithë kjo më vjen dhe më prek mua. E gjithë kjo ndikon mua.

Lajmet e fundit…

  • BDI mblidhet në Reçicë! Vetingu dhe reformat në parti temë diskutimi
  • Komuna e Sarajit demant ndaj inspektoratit shtetëror të ndërtimit.
  • Blerim Bexheti: Të ndryshohet edhe flamuri jo vetëm stema dhe himni i Maqedonisë
  • Meidani priti në takim Osmanin: BDI forcë politike pro-evropiane, integrimi dhe progresi kërkojnë vizion
  • Borisov: Deklarata e Mickoskit është një provokim absolut dhe nuk duhet t’i kushtohet vëmendje

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara