www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

17 mënyra të lezetshme për t’i thënë atij/asaj ‘Mirëmëngjes’

Posted on March 6, 2024 by User User1

Një mesazh i këndshëm mëngjesi mund t’i bëjë partnerët tuaj (ose partnerët potencialë) të buzëqeshin pa larë ende dhëmbët dhe pse jo, ta nisin ditën më mbarë! 

James Preece, eksperte e marrëdhënieve, thotë për Elite Daily se “dërgimi  i mesazheve (të mëngjesit) është një nga mënyrat më të mira për të mbajtur një marrëdhënie interesante – mund ta përdorni për të ngacmuar, tunduar dhe flirtuar. Sigurisht, ju s’duhet të stresoheni shumë për tekstin që do shkruani në mëngjes, gjithçka vjen organike. Megjithatë, në ditët kur nuk zgjoheni mirë dhe s’dini ç’të bëni, ne kemi ca ide të thjeshta për ju.

– Mirëmëngjes! Shpresoj që dita të jetë po aq e bukur sa ty.

– Rreze drite! Si fjete?

– Më mori malli për ty mbrëmjen e djeshme.

– Dita im nis dhe mbaron me ty, jo me diellin. Mirëmëngjes.

– Të kam menduar ty gjithë mëngjesin.

– Po ndaloj pak për të të thënë ‘Të dua’.

– Mezi pres të të shoh më vonë.

– Je mjalti në petullat e mia, je qershia në tortën time. Thjeshta desha të të thoja ‘mirëmëngjes’ dhe tani kam uri.

– Të kam thënë ndonjëherë sa me fat jam që të kam?

– Vdes të zgjohem pranë teje.

– Mund t’i shmangin gjithë përgjegjësitë sot dhe të rrimë të dy në shtrat, të lutem?

– Shpresoj që dita të jetë aq e bukur sa të pasmet e tua! Mirëmëngjes zemër!

– Desha të të them që je gjëja e parë që mendoj në mëngjes dhe e fundit që mendoj çdo mbrëmje.

– Të pashë në ëndërr dje. Kjo është prova që ëndrrat bëhen realitet.

– Kalofsh një ditë sa më pak të lodhshme sot në punë. Të puth!

– Më mungon që tani, hajdeee!

– Faleminderit që më bën më të lumturin/ën në botë!

Mesazhet e lezetshme “mirëmëngjesi” mund të mos jenë për të gjithë. Ju dhe partneri juaj ndoshta përkëdheleni pa fjalë “shumë të ëmbla”, por me ndonnjë shaka të pistë. Edhe kjo është tërësisht në rregull. Rëndësi ka që ata e dinë se janë mendimi juaj i parë në mëngjes.

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara