www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Toshkovski: Të mërkurën do të hapet pikë e re për dhënien e dokumenteve personale në Idrizovë

Posted on March 4, 2024March 4, 2024 by User User1

Ministri teknik për Punë të Brendshme, Pançe Toshkovski sot informoi se të mërkurën do të hapet pikë e re për nxjerrjen e dokumenteve personale e cila do të jetë në kuadër të Qendrës stërvitore në Idrizovë.

“Të mërkurën do të hapet pika e re për nxjerrjen e dokumenteve personale e cila do të jetë në kuadër të Qendrës stërvitore në Idrizovë. Pika do të jetë me katër stacione bazë që janë transferuar në Idrizovë nga brendia e vendit. Po fillojmë me një turn, sepse për aq kemi staf të trajnuar, ndërsa do të mund të shërbehen 250 deri në 300 veta”, deklaroi Toshkovski në intervistën për programin e mëngjesit në “Sloboden Peçat”.

Toshkovski informoi se kanë formularë që do të mjaftojnë deri në fillim të majit, por problemi më i madh, siç tha ai, “është shtypja e dokumenteve personale”.

Ministri teknik për Punë të Brendshme deklaroi se nuk prodhojnë më nga 50 mijë pasaporta në muaj, por nga 75 deri në 80 mijë.

“Formularë me gjasë do të ketë deri më 8 maj, deri në zgjedhje ose javën e parë të majit. Por nuk dua të lë të njëjtin problem që kam hasur ditën e parë. Dua të siguroj vazhdimësi, të ketë formularë. Kemi rreth 400.000 formularë që duhet të dorëzohen deri në qershor. Qëllimi është që nga ato 400 mijë të lëshohen sa më parë, së paku njëqind mijë për të kënaqur dinamikën”, ka thënë Toshkovski.

Lajmet e fundit…

  • PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas afateve kushtetuese
  • Provokimi në Shkup, ministri i Mbrojtjes së RMV përulet me ceremoni para pllakës përkujtimore ku shqiptarët etiketohen si terroristë
  • Edhe pse disа banorë të Çairit kanë kërkuar që mos të mbyllet vendkalimi për këmbësorët pranë Bit-Pazarit, Qyteti i Shkupit është i vendosur të vendosë gardh dhe ta mbyll pergjithmonë
  • BDI nis procedurën për ndryshime kushtetuese
  • Dogana ndalon importin te shqiptarët e lejon vetëm në zona tjera

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara