www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Veturat elektrike, Wolsvagen dhe Tesla kryesojnë tregun

Posted on August 2, 2023August 2, 2023 by User User1

Shoqata e prodhuesve europianë të automjeteve njoftoi se në muajin qershor në Bashkimin Europian u shitën më shumë makina elektrike sesa ato me karburant. Pjesa më e madhe e tyre është shitur në Holandë, Francë, Belgjikë dhe Gjermani, ndërsa automjetet më të shitura rezultuan të ishin ato të kompanisë Tesla dhe Volswagen. Sipas ACEA-s, 1 në 5 makina të shitura në gjashtë mujorin e parë të këtij viti ishin po ashtu automjete Tesla, ndërsa Volswagen raportohet të ketë shitur mbi 217 mijë njësi, një rritje me 68% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Që nga fillimi i viti Volswagen ka konsoliduar pozicioni si shitësi më i madh i makinave në Europë, duke sunduar 26.1% të tregut. Kontinenti i Vjetër dëshiron që deri në vitin 2035 të ndalojë plotësisht shitjen e makinave diesel, dhe për të arritur objektivin janë vendosur penalitete për blerjen e tyre. Ndërkohë për makinat hibride që e ndotin më pak mjedisin, Be ka vendosur që blerësit e tyre të përfitojnë bonuse shtesë. Makinat me benzinë dhe ato hibride mbeten ende në krye të shitjeve me 158 mijë shitje, por shitja e atyre elektrike është rritur nga 10.7 në 15.1% të tregut.

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara