www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Sindikata e Pavarur e Policisë kërkon harmonizim të pagave me rritjen e re të pagës minimale

Posted on March 3, 2024March 3, 2024 by User User1

Dega e Sindikatës së Pavarur të Policisë (SPP) nga Qeveria dhe Këshilli i saj Ekonomiko-Social (KES) kërkon që pagat e policisë të harmonizohen me rritjen e re të pagës minimale në shtet.

Kryetari i SPV-së Goce Dellçev në një konferencë për media u bëri thirrje ministrave në KES, i cili çdo mars takohet me sindikatat dhe punëdhënësit për rritjen e pagës minimale, të kenë parasysh edhe policinë, sepse sipas dokumenteve që po pergatiten, tha, për ta nuk është paraparë rritje e pagave.

“U bëjmë apel të gjithë anëtarëve të KES që të merret parasysh, të gjendet një zgjidhje me çdo rritje të pagës minimale të bëhet rritje edhe në pagën në polici. Sepse edhe ne jemi njësoj si të gjithë nëpunësit e tjerë në shtet pa dallim që jemi të trajtuar me ligje të veçanta. Rritja e pagës minimale duhet të përfshihet edhe për policinë, këtu i përfshij edhe policinë pyjore, gjyqësore dhe të burgjeve. Por, problemi më i madh është numri i madh në polici të cilët janë të prekur drejtpërdrejt nga mungesa e rritjes së pagave në bazë të rritjes së pagës minimale”, tha Dellçevi.

Nga 20.184 denarë me rritjen e re, tha, paga minimale do të jetë 22.500 denarë.

“Dallimi prej rreth 2.430 denarë është baza që kërkon KES që të jetë një zgjidhje në bazë të rritjes së pagës minimale”, shtoi kryetari i sindikatës.

Prej vitesh, tha, këtë kërkesë e dorëzojnë në MPB, por, se kjo Ministri nuk është ajo që bën rritjen dhe është një “faktor i parëndësishëm”.

“Rritjen e kërkojmë nga Qeveria, përkatësisht nga Këshilli Ekonomiko-Social, i cili është organ që debaton, shqyrton dhe merr vendim në nivel shtetëror për të gjitha pagat”, tha Dellçevi.

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara