www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Maqedonia e Veriut vazhdon luftën kundër korrupsionit

Posted on March 3, 2024March 3, 2024 by User User1

Maqedonia e Veriut është ende në mesin e vendeve që luftojnë dobët korrupsionin, sipas organizatës prestigjioze Transparency International. Kryetari i kësaj organizate, Bllagoja Pandovski, ka bërë të ditur se rekomandimet e shumta për të përmirësuar situatën nuk kanë sjellë ndonjë ndryshim të ndjeshëm në politikat që duhet të ndiqen për të përballuar korrupsionin.

“Megjithatë asgjë nga këto rekomandime, madje as rezultatet nuk kanë efekt ndaj opinionit politik me qëllim që lufta kundër korrupsionit të rritet. Kishim dy matje, njëra ishte e IRI-t ku besimi në sistemin e drejtësisë ishte 4%, ndërsa pas gjashtë muajsh ra në 1%. Gjithsesi se sistemi i drejtësisë, para së gjithash Prokuroria Publike janë institucione bartëse, të cilat duhet të luftojnë kundër korrupsionit”, tha Bllagoja Pandovski, kryetar i Transparency International.

Pandovski theksoi se mosprocedimi i rasteve për korrupsion, mungesa e gjyqimeve dhe vendimeve të plotfuqishme janë disa nga shkaqet kryesore që ulin besimin në drejtësi. Ndërkohë, ai po ashtu bëri thirrje për ndërhyrje të menjëhershme për të adresuar këto çështje dhe për të siguruar se institucionet e drejtësisë janë në gjendje të luftojnë me efikasitet kundër fenomenit të korrupsionit.

Lajmet e fundit…

  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara