www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Drenusha Latifi i shkruan letër Xhelal Sveçlës, ankohet për trajtim joprofesional nga policia

Posted on March 3, 2024March 3, 2024 by User User1

Avokatja e Drenusha Latifit, Saranda Keqekolla, përmes një letre i është drejtuar ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, për rastin e dhunës në familje ndaj klientes së saj dhe trajtimit, sipas tyre, joprofesional nga policia.

Sipas Keqekollës, Latifi ishte marrë në pyetje që nga hyrja e stacionit nga zyrtarë të shumë, ku sipas saj, edhe pse dhuna në familje duhet të trajtohet nga hetues të posaçëm e të profilizuar për dhunë në familje.

Ajo tutje thotë se deklaratat e Latifit ku thoshte se ndihet e rrezikuar për jetë, policia fillimisht ia kishin interpretuar prokurores së rastit nëpërmjet telefonit, e që pas insistimit, të njëjtës i është dërguar deklarata me shkrim e të dëmtuarës.“Ankesat e viktimës konsistojnë në atë se e njëjta po hasë në neglizhencë të trajtimit të rastit nga Zyrtarët e Policisë së Stacionit në Fushë Kosovë. Prandaj kërkojmë që të merren masa ndëshkuese”, thuhet në letrën e Keqekollës.

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara