www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Arrijnë 85 mijë formulare të reja të pasaportave, Bojmacaliev: Nuk ka kaos në MPB

Posted on March 2, 2024March 2, 2024 by User User1

Nuk ka asnjë sabotim apo kaos për sa I përket ndryshimit të dokuemnteve personale thonë nga Ministria e Punëve të Brendshme. Siç njoftoi zëvendësministri shtesë, Mitko Bojmacalijev procesi i ndryshimit të dokumenteve personale po shkon pa probleme dhe se brenda një muaji kanë mbërritur 295,000 formularë të rinj pasaportash.

“Në Republikën e Maqedonisë së Veriut dje dhe sot pas kompletimit kanë mbërritur 165.000 formularë për letërnjoftime dhe 85.000 formularë për pasaporta, janë dorëzuar në Ministrinë e Brendshme. Deri më tani, brenda një muaji kanë mbërritur 295 mijë formularë për pasaporta”, u shpreh zëvendësministri shtesë, Mitko Bojmacalijev.

Ndrysdhime ligjore në ligjin për pasaporta? Osmani: Marrëveshjet ndërkombëtare s’ndryshohen

Ndërkohë për të udhëtuar jashtë vendit qytetarët duhet të jenë të pajisur me pasaporta me emrin e ri kushtetues të vendit. I pyetur se a do të përkrahin iniciativën e PLD-së për ndryshime ligjore që do të mundësojnë njohjen e pasaportave të vulosura si pronë e “Republikës së Maqedonisë së Veriut”, Osmani tha se marrëveshjet ndërkombëtare që janë pjesë e rendit të brendshëm juridik nuk mund të ndryshohen me ligj.

“Ministria e Brendshme nuk duhet të merret me çështje që nuk janë në kompetencën e saj. Ne duhet të jemi në koordinim me palën e dytë, kur marrim ndonjë vendim dhe zgjidhje. Neni 118 i Kushtetutës thotë se marrëveshjet ndërkombëtare që janë pjesë e rendit të brendshëm juridik nuk mund të ndryshohen me ligj”, theksoi ministri i punëve të jashtme Bujar Osmani.

Osmani gjithashtu u përqendrua në udhëtimin me pasaporta, duke sqaruar se disa vendet, si Zvicra, nuk kërkojnë dokumente të reja, ndërsa theksoi nevojën për koordinim me vendet e tjera për të përcaktuar qartësinë e politikave të tyre.

Lajmet e fundit…

  • Kaltrina Beqiri: Qeverinë teknike e dërgojmë në histori
  • “Prindërit tanë ranë dëshmorë për gjuhën shqipe”, #Organizatori i protestës së studentëve në Shkup: Kanë frikë se ne fitojmë shumë të drejta
  • PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas afateve kushtetuese
  • Provokimi në Shkup, ministri i Mbrojtjes së RMV përulet me ceremoni para pllakës përkujtimore ku shqiptarët etiketohen si terroristë
  • Edhe pse disа banorë të Çairit kanë kërkuar që mos të mbyllet vendkalimi për këmbësorët pranë Bit-Pazarit, Qyteti i Shkupit është i vendosur të vendosë gardh dhe ta mbyll pergjithmonë

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara