www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Keni problem të flini? Aplikoni këto metoda 

Posted on March 1, 2024 by User User1

Për një arsye ose tjetër, në shumicën e rasteve e kemi mjaft të vështirë të biem në gjumë edhe pas një dite të lodhshme e stresuese.

Ekzistojnë një sërë faktorësh pse nuk mund të flemë, por, puna e stresi dhe zakone të tjera të përditshme ndikojnë në cilësinë e gjumit.

Por, si mund ta reduktoni këtë dhe çfarë mund të bëni kur rrotulloheni herë në një anë e herë nga ana tjetër.

Kur jeni në një pikë që nuk mund të flini, ka disa gjëra që mund të bëni, shkruan Health. Por, cilat janë ato?

Përqendrohuni në frymëmarrje: Një mënyrë tjetër për të qetësuar mendimet tuaja mund të jetë përmes ushtrimeve të thjeshta të frymëmarrjes. Frymëmarrja e thellë dhe e ngadaltë mund të jetë e dobishme nëse jeni të shqetësuar ose të stresuar për diçka.

Ngrihuni nga shtrati: Nëse qëndroni zgjuar për më shumë se 20-30 minuta, duhet të ngriheni nga shtrati dhe të bëni diçka të qetë, për t’ju ardhur gjumi.

Dëgjoni një podkast: Podkastet ose audio-librat mund të jenë alternativa të mira ndaj leximit nëse nuk dëshironi të ndizni dritën ose të lodhni sytë. Vetëm mos harroni të gjeni një temë që nuk është shumë emocionuese apo shqetësuese.

Provoni të shkruani diçka: Disa zbuluan se shkrimi i një liste të gjatë dhe të detajuar të detyrave të ardhshme i ndihmoi njerëzit të bien në gjumë shumë më shpejt se ata që shkruanin për detyrat që i kishin kryer tashmë atë ditë.

Lexoni një libër: Meqenëse ekranet digjitale mund të prishin më tej gjumin për shkak të dritës blu që lëshon, leximi i një libri fizik mund të jetë një alternativë e shkëlqyer kundrejt leximit përmes pajisjeve elektronike.

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara