www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

I jepet lamtumira e fundit kritikut të Kremlinit, Alexei Navalny

Posted on March 1, 2024March 1, 2024 by User User1

Nën masa të rrepta sigurie, mijëra rusë i dhanë lamtumirën e fundit në Moskë politikanit të opozitës, Alexei Navalny, i cili vdiq në rrethana të paqarta dy javë më parë në një burg në Arktik. Funerali pasoi një betejë të aleatëve të zotit Navalny me autoritetet e Kremlinit për të marrë trupin dhe organizuar ceremoninë e varrimit të kritikut më të ashpër të Presidentit Vladimir Putin. 

Në ceremoninë e varrimit mijëra rusë brohoritën emrin e kritikut të njohur të Kremlinit dhe thanë se kurrë nuk do t’i falin autoritetet për vdekjen e tij. 

Prindërit e zotit Navalny morën pjesë në shërbesën ku u lejuan vetëm pak njerëz, në një ceremoni që u zhvillua nën masa të rrepta sigurie. 

Gruaja e zotit Navalny, Yulia Navalnaya, me të cilën ai ka dy fëmijë, nuk mori pjesë në ceremoni, sepse ajo ndodhet jashtë Rusisë. 

“Nuk di si të jetoj pa ty, por do të bëj të pamundurën të të bëj të lumtur dhe krenar. Nuk e di nëse do ia dal, por do të përpiqem”, shkroi ajo në rrjetet sociale pas varrimit. 

Një prift ortodoks udhëhoqi ceremoninë e shkurtër të lutjeve, ndërsa jashtë qëndronin mijëra njerëz që nuk ishin lejuar të merrnin pjesë në ceremoni. 

Pas largimit të arkivolit jehonin thirrjet e pjesëmarrësve se “Rusia do të jetë e lirë”, “Jo luftës”, “Rusia pa Putnin” dhe “Putini është një vrasës”. 

“E ndjej trysninë, por këtu ka aq shumë njerëz, prandaj nuk shqetësohem. Nuk frikësohemi kur jemi të bashkuar”, thotë Kamilla, një pjesëmarrëse në funeral. 

“Jam këtu sepse ai është personi që zgjoi interesimin tim për politikën. Ai ishte frymëzim për ata që janë mbledhur këtu dhe të tjerët që nuk mund të vinin”, thotë një pjesëmarrës tjetër në funeral.

Lajmet e fundit…

  • Kaltrina Beqiri: Qeverinë teknike e dërgojmë në histori
  • “Prindërit tanë ranë dëshmorë për gjuhën shqipe”, #Organizatori i protestës së studentëve në Shkup: Kanë frikë se ne fitojmë shumë të drejta
  • PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas afateve kushtetuese
  • Provokimi në Shkup, ministri i Mbrojtjes së RMV përulet me ceremoni para pllakës përkujtimore ku shqiptarët etiketohen si terroristë
  • Edhe pse disа banorë të Çairit kanë kërkuar që mos të mbyllet vendkalimi për këmbësorët pranë Bit-Pazarit, Qyteti i Shkupit është i vendosur të vendosë gardh dhe ta mbyll pergjithmonë

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara