www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Sulmi vdekjeprurës në Gaza/ Biden: Incidenti do të ndërlikojë bisedimet për një armëpushim

Posted on February 29, 2024 by User User1

Presidenti Joe Biden ka reaguar pas sulmit izraelit ndaj një turme njerëzish që po merrnin ndihma humanitare i cili shkaktoi mbi 110 viktima në Gaza e të paktën 706 të plagosur.

Ai tha se incidenti vdekjeprurës do të ndërlikojë bisedimet për një armëpushim.

Biden thekson po ashtu se po komplikohen përpjekjet për një marrëveshje mes Hamasit dhe Izraelit.

“Unë e di se do ndodhë”, u tha Biden gazetarëve kur u pyet nëse incidenti do të ndërlikonte negociatat.

Po ashtu, sipas tij ekzistojnë “dy versione për këtë sulm” dhe SHBA e ka mbajtur nën vëzhgim situatën.

Dëshmitarët palestinezë kanë thënë se forcat izraelite hapën zjarr ndaj një turme që po priste ushqim, ndërsa Izraeli flet për një kërcënim të bërë ndaj ushtarëve.

Autoritetet shëndetësore në Gaza thanë se zjarri izraelit mbi njerëzit që prisnin ndihmë pranë qytetit të Gazës të enjten kishte vrarë 104 palestinezë dhe plagosur 280 persona./Opinion.al

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara