www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Largohen nga puna 19 të punësuar në Qendrën e Shëndetit Publik Shkup

Posted on February 29, 2024February 29, 2024 by User User1

Një grup i të punësuarve në Qendrën e Shëndetit Publik Shkup ka njoftuar se janë larguar nga puna 19 të punësuar pa asnjë arsyetim.

“Sot, të punësuarit me kontratë në vepër në Qendrën e Shëndetit Publik Shkup janë njoftuar se është bërë ç’regjistrimi i tyre nga vendi i punës pa kurrfarë arsyetimi të mëtejmë. Sipas informatave te marra nga strukturat udhëheqëse, që të njëjtit të mund të ruajnë vendin e punës në këtë institucion, duhet të vazhdojmë të punojmë pa pagesë. Në grupin e të punësuarve në fjalë ka 19 persona të cilët punojnë në këtë institucion përmbi 4, 6 dhe 10 vjet.
Nga grupi i nëpunësve gjithashtu njoftojnë se Qendra e Shëndetit Publik Shkup ka nevojë për shërbimet e tyre dhe se jo rastësisht të njëjtit punojnë në këtë institucion edhe mbi 10 vite. Ata kërkojmë që të rregullohet statusi i tyre dhe të mos luhet me fatin e 19 familjeve, mirëqenia e të cilëve varet nga puna në këtë institucion”, thuhet në njoftimin e grupit të punësuarve në Qendrën e Shëndetit Publik./Shenja

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara