www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Vuçiq për dinarin: Situata është shumë e vështirë, evropianët dhe amerikanët duan një zgjidhje

Posted on February 28, 2024February 28, 2024 by User User1

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në Tiranë ka komentuar takimin në Bruksel për vendimin e BQK-së për shfuqizimin e dinarit në Kosovë. 

Ai ka thënë se situata është shumë e vështirë, por sipas tij, evropianët dhe amerikanët duan një zgjidhje.

“Ne e dimë se situata është jashtëzakonisht e vështirë dhe po bëjmë gjithçka që mundemi. Tani më duket se evropianët dhe amerikanët duan një zgjidhje, ndoshta jo atë që na përshtatet, por një lloj që njerëzit të mund të vazhdojnë të jetojnë normalisht. Besoj se do të arrijmë ta gjejmë në ditët në vijim, por edhe dje ishte e qartë se Kurti dhe Osmani, nuk dëshirojnë në asnjë mënyrë, jo marrëveshje, por sjellje normale ndaj serbëve që jetojnë në Kosovë”, ka theksuar Vuçiq.

Presidenti i Serbisë, ka shprehur besimin se Serbia, në bashkëpunim me partnerët perëndimorë, mund të gjejnë ‘një zgjidhje jo të mirë, por një zgjidhje që do të nënkuptojë mbijetesën dhe mundësinë e jetës për serbët në Kosovë’.

Lajmet e fundit…

  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara