www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Gabimet e zakonshme në shtëpi, që rrisin çmimin e faturave të energjisë

Posted on February 28, 2024February 28, 2024 by User User1

Një ekspert enterieri ka zbuluar tre “gabimet” që njerëzit bëjnë në dekorimin e shtëpive të tyre, të cilat ndikojnë në mënyrë jodirekte në “rritjen” e faturave të ngrohjes.

Megjithatë, ekzistojnë disa mënyra se si mund të evitoni qarkullimin e lirshëm të nxehtësisë, në mënyrë që të kurseni më shumë energji, shkruan Express.co.uk

Por cilat janë gabimet që ndikojnë në infrastrukturën e shtëpisë që “fryjnë” faturat e energjisë. Këto janë tre prej tyre.

Mos vendosja e tepiheve në zonat ku qarkulloni më së shumti në shtëpi

Sipas, Brian Dillon, gabimi i zakonshëm që mund të ndikojë ndjeshëm në faturat e ngrohjes është neglizhimi i përdorimit të tepiheve.

“Qilimat, edhe ato të hollë që nuk kushtojnë shumë, mund të veprojnë si izolues, duke ruajtur nxehtësinë dhe duke e penguar atë të dalë nga dyshemetë e zhveshura”, tha ai.

Kjo do të ndihmojë për të mbajtur në mënyrë efektive nxehtësinë dhe për të zvogëluar nevojën për ngrohje, duke kursyer faturat e energjisë. Për më tepër, shtimi i një qilimi në një shtëpi mund të ndihmojë që shtëpia të duket më mikpritëse.

Përdorimi i roletave në vend të perdeve.

Zgjedhja e roletave kundrejt perdeve mund të duket si një ide e mirë për sa i përket reduktimit të hapësirës, por mund të ndikojë në shpenzimet e ngrohjes, sipas profesionistit.

Roletat ofrojnë izolim minimal, veçanërisht nëse familjent nuk i kanë të cilësisë së mirë.

“Si rezultat, temperaturat tuaja të brendshme do të luhaten më shpejt, duke rritur nevojën për të rritur ngrohjen brenda shtëpisë”, pohon eksperi i interierit.

“Për efekt më të mirë, provoni të përdorni perde termike ose perde normale pasi ato ofrojnë izolim më të mirë shtesë dhe rrisin efikasitetin e energjisë”.

Keni vendosur mobiljet afër radiatorëve

Sipas Dillon, vendosja e mobiljeve afër radiatorëve është një zgjedhje e gabuar.

“Në rast se e bëni këtë do të pengoni qarkullimin e nxehtësisë, duke shkaktuar joefikasitet në sistemet e ngrohjes dhe duke çuar në konsum më të lartë të energjisë”, potencoi ai

Lajmet e fundit…

  • Ja kush e fiton BBV5 Albania!
  • Real Sociedad shpallet kampion i kupë së Spanjës
  • Keqperdorime te veturave zyrtare në ministrinë e Stoilkoviçit!
  • Irani sulmon anije në Ngushticën e Hormuzit, Trumpi thotë se “ata s’mund të na shantazhojnë”
  • Nga arti në politikë: Adis Ismaili në krye të Nëndegës Beliçica të BDI-së në Gostivar

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara