www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

LSDM-ja dhe VMRO-ja përplasen për vrasjen në Bllacë

Posted on February 27, 2024February 27, 2024 by User User1

Për vrasjen e djeshme nuk munguan as përplasjet mes dy partive më të mëdha politike maqedonase, VMRO-DPMNE dhe LSDM. Që të dy partitë akuzojnë njëra tjetrën për paaftësi, të siç thonë, kontrollin e narko-klaneve. Nga VMRO thonë se këto vrasje kanë filluar që në kohën e Oliver Spasovskit, ndërsa shtojnë se BDI dhe LSDM, gjithmonë kanë fituar vota në prag të zgjedhjeve me ndihmë të po këtyre narkoklaneve.

Cila parti ka lidhje me narko-klanet? LSDM-ja dhe VMRO-ja përplasen për vrasjen në Bllacë
“Vrasja e cila ndodhi mbrëmë është vazhdim i përplasjeve të gjakosura mes narko-klaneve, vrasjet e të cilave filluan kur Oliver Spasovski ishte ministër i brendshëm. Fuqia e tillë e këtyre klaneve vjen përshakk faktit se Spasovski, Zaev dhe Kovaçevski e bënë MPB-në shërbëtorë të kriminelëve, e me ndihmë të narko klaneve, BDI dhe LSDM mernin vota në disa cikle zgjedhore.”- deklaroi VMRO-DPMNE.

E nga ana tjetër LSDM akuzon VMRO-DPMNE-në dhe ministrin e tyre të brendshëm, Panço Toshkovski, se të njejtët nuk kanë kapacitet që të zbardhin rastin. Siç thotë zëdhënësi i kësaj partie, Darko Kaevski, Toshkovski e ka bërë Maqedoninë si Kolumbia në vitet e 90ta.

“Sipas informacioneve të para të mediave, bëhet fjalë për përplasje kriminale mes personave të nëntokës. Ministri dhe kryeshefi i SPB Shkup të cilët i ka vendosur Mickoski tregojnë se nuk kanë kuadër për udhëheqje të MPB-së. A është vetëm paaftësi e kuadrove të Mickoskit në MPB apo strukturat e afërta me DPMNE-në, përpiqen të përfshihen në biznese jolegale me drogë.- tha Darko Kaevski – Zëdhënës i LSDM-së.

Përndryshe siç njoftoi paraprakisht Ministria e Punëve të Brendshme, të ndjerin Z.T, të vdekur e ka gjetur vëllau i tij, N.T, në rrugën lokale që çon drejt Bllacës së Epërme.

Lajmet e fundit…

  • PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas afateve kushtetuese
  • Provokimi në Shkup, ministri i Mbrojtjes së RMV përulet me ceremoni para pllakës përkujtimore ku shqiptarët etiketohen si terroristë
  • Edhe pse disа banorë të Çairit kanë kërkuar që mos të mbyllet vendkalimi për këmbësorët pranë Bit-Pazarit, Qyteti i Shkupit është i vendosur të vendosë gardh dhe ta mbyll pergjithmonë
  • BDI nis procedurën për ndryshime kushtetuese
  • Dogana ndalon importin te shqiptarët e lejon vetëm në zona tjera

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara