www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Hetohet lidhja ndërmjet vrasjes në Bllacë dhe djegies së lokalit në Çair

Posted on February 27, 2024 by User User1

Prokuroria Themelore Publike po kontrollon nëse janë në lidhshmëri vrasja në Bllacë dhe objekti hotelierik i djegur në Çair. Pas gjetjes së trupit të pajetë të një 56 vjeçari në afërsi të Bllacës të hënën në mbrëmje dhe denoncimit nga vëllai i tij dhe djegja e kafenesë “Baron” në Çair, institucionet kanë bërë inspektime, për të kuptuar nëse të dyja rastet e ndodhura në të njejtën ditë, kanë të bëjnë me njëra tjetrën.

PROKURORIA THEMELORE PUBLIKE

“Lidhur me një zjarr në një objekt hoteliere në Çair, një ekip inspektues i MPB-së ka kryer kontroll. Nga vendi i ngjarjes janë mbledhur provat, janë siguruar pamjet e video survejimit. Sipas informacioneve të para, zjarri është shkaktuar me qëllim. Po ndërmerren veprime për zbulimin e autorëve dhe për të verifikuar lidhjen e mundshme mes dy ngjarjeve”.

Më herët vrasjen  e 56 vjeçarit, e kishin konfirmuar edhe nga Ministria e Brendshme.

MPB

“Në ora 18:10 në SPB Shkup është raportuar se në afërsi të rrugës lokale nga Bllaca e Poshtme në të Epërme, N.T. u gjet nga vëllai i tij Z.T. (56) pa shenja jete, me plagë me armë zjarri”.

Ndërkohë, partitë maqedonase gjetën rastin të akuzojnë njëra tjetrën se cila është më shumë fajtore për këto ndodhi.

LSDM thotë se VMRO-DPMNE me ministrin e Brendshëm teknik, Pançe Toshkovskin nuk kanë kapacitet ta zbardhin rastin.

DARKO KAEVSKI, ZËDHËNËS I LSDM-SË

“DPMNE dhe Toshkovski nuk kanë kapacitet ta zbardhin rastin. Siguria e qytetarëve është e rrezikuar për shkak të kuadrove të tyre. A është vetëm paaftësi e kuadrove të Mickoskit në MPB ose struktua të afërta me DPMNE-në po mundohen të përfshihen në biznese jolegale me drogë?”.

Kurse nga VMRO akuzojnë se personin e vrarë e kishte gjetur vëllai i tij, emri i të cilit përmendet në strkturat e kompanisë e cila shet qymyr në EMV dhe në Kombinatin Energjetik-Metalurgjik Manastir dhe është fshehtësi publike, thonë ata, që në këto dy vende LSDM dhe BDI lajnë para.

VMRO-DPMNE

“Është e turpshme dhe në kufi me marrëzinë të lëshohet komunikatë, ku akuzohet Toshkovski për zbardhje të vrasjes, kur dihet se ato narko klane më herët janë gjuajtur në mes të Shkupit, janë vrarë dhe janë ekzekutuar publikisht, dhe njëkohësisht rrinin në prehrin e Spasovskit”.

Momentalisht nuk ka asnjë informacion zyrtar për motivet dhe rrethanat në të cilat ka ndodhur vrasja. Kurse sipas informacioneve të TV Telma, viktimë e vrasjes është babai i Gani Tushës. Ky i fundit dyshohet për vrasjen e Orhan Bajramit – Oki, që ndodhi verën e kaluar në Halkidiki të Greqisë dhe për përfshirje në vrasjen e Jeton Krivanjeva – Zhila dhe Enis Iseinovit në “Shisha Bar” të Shkupit një vit  më parë. /Shenja

Lajmet e fundit…

  • PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas afateve kushtetuese
  • Provokimi në Shkup, ministri i Mbrojtjes së RMV përulet me ceremoni para pllakës përkujtimore ku shqiptarët etiketohen si terroristë
  • Edhe pse disа banorë të Çairit kanë kërkuar që mos të mbyllet vendkalimi për këmbësorët pranë Bit-Pazarit, Qyteti i Shkupit është i vendosur të vendosë gardh dhe ta mbyll pergjithmonë
  • BDI nis procedurën për ndryshime kushtetuese
  • Dogana ndalon importin te shqiptarët e lejon vetëm në zona tjera

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara