www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

LSDM dorëzon në Kuvend propozim-ligjin kundër rritjes së pagave për funksionarët

Posted on February 27, 2024February 27, 2024 by User User1

Grupi parlamentar i LSDM-së dhe koalicionit kanë dorëzuar sot në Kuvend propozim ndryshime për gjashtë ligje, që të pengohet rritja e pagave të funksionarëve.

Deputeti i LSDM-së, Martin Kostovski në konferencën e sotme për media, tha se me këto ndryshime ligjore do të përfshihen rreth 1.060 persona të emëruar dhe të zgjedhur.
Ai tha se, për to nuk do të ketë rritje të pagave dhe shtoi se, koeficienti i pagave të funksionarëve të zgjedhur dhe emëruar tani për tani mbetet në nivel të njëjtë.

“Deputetët e LSDM-së dhe koalicionit dorëzuan ndryshime të gjashtë ligjeve – ligjit të pagave dhe kompensimeve të tjera të personave të zgjedhur dhe emëruar, ligjit për deputetë, ligjit të pagave të anëtarëve të Këshillit të Prokurorëve Publik, Ligjit të pagave të gjykatësve, ligjit për paga të prokurorëve publik dhe ligjit për paga të anëtarëve të këshillit gjyqësor, të gjithë me procedurë të shkurtuar.
Pasi Gjykata Kushtetuese e shfuqizoi bazën fikse, kjo është zgjidhja e vetme kushtetuese”, tha Martin Kostovski.

Lajmet e fundit…

  • PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas afateve kushtetuese
  • Provokimi në Shkup, ministri i Mbrojtjes së RMV përulet me ceremoni para pllakës përkujtimore ku shqiptarët etiketohen si terroristë
  • Edhe pse disа banorë të Çairit kanë kërkuar që mos të mbyllet vendkalimi për këmbësorët pranë Bit-Pazarit, Qyteti i Shkupit është i vendosur të vendosë gardh dhe ta mbyll pergjithmonë
  • BDI nis procedurën për ndryshime kushtetuese
  • Dogana ndalon importin te shqiptarët e lejon vetëm në zona tjera

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara