www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

RMV, prej nesër mund të verifikoni nëse gjendeni në listën zgjedhore

Posted on February 27, 2024February 27, 2024 by User User1

Nesër më 28 shkurt, në të gjitha departamentet e zonës dhe zyrat e KSHZ-së, fillon kontrolli publik në Listën Zgjedhore për zgjedhjet e ardhshme presidenciale dhe parlamentare, transmeton Portalb.mk.

Siç u tha në seancën e sotme të KSHZ-së, kontrolli në listën zgjedhore do të zgjatë deri më 18 mars, ndërkaq përveç kontrollit fizik, qytetarët mund ta kontrollojnë emrin e tyre edhe në ueb-faqen https://izbirackispisok.gov.mk/.

Në departamentet e zonës, do të mund të dorëzohen edhe kërkesa zyrtare për regjistrimin, plotësimin dhe fshirjen e të dhënave të qytetarëve në Listën Zgjedhore.

Në pajtueshmëri me Rregulloren dhe Kodin Zgjedhor, Lista Zgjedhore që do të shkojë në zgjedhje mbyllet dhe nënshkruhet më së voni 15 ditë para zgjedhjeve.

“Në interes të transparencës së procesit zgjedhor, apelojmë që qytetarët ta shfrytëzojnë të drejtën dhe t’i verifikojnë të dhënat e tyre. Në pajtueshmëri me afatin dhe Kodin Zgjedhor, të dhënat për Listën Zgjedhore vendosen në kontroll prej ditës së shpalljes së zgjedhjeve më 14 shkurt, ndërkaq pas kontrollit publik nëse ka kërkesa të bazuara për ndryshime të caktuara, KSHZ në mënyrë përkatëse do të veprojë”, theksoi anëtari i KSHZ-së, Boris Kondarko.

Ai rikujtoi se adresat e departamenteve dhe zyrave janë të theksuara në ueb-faqen e KSHZ-së, por edhe se afërsisht të gjitha janë të vendosura në zyrat e vetëqeverisjeve lokale të komunave.

“Ato janë departamentet e njëjta dhe zyrat ku për momentin vijon procedura e mbledhjes së nënshkrimeve”, sqaroi Kondarko.

Në lidhje me vijimin e kontrollit dhe numrin e qytetarëve të cilët kryejnë kontroll të Listës Zgjedhore, KSHZ do të informojë në bazë ditore dhe vazhdimisht do të apelojë që qytetarët ta shfrytëzojnë këtë të drejtë në interes të procesit zgjedhor.

Ndryshe, zgjedhjet e shtata presidenciale, sipas marrëveshjes politike, do të mbahen më 24 prill, ndërsa zgjedhjet e njëmbëdhjeta parlamentare do të mbahen më 8 maj, të cilat kësaj radhe do të jenë të rregullta. Nëse do të ketë raund të dytë të zgjedhjeve presidenciale, ato do të përkojnë me zgjedhjet parlamentare dhe do të mbahen më 8 maj.

Fushata për zgjedhjet presidenciale do të fillojë më 4 prill dhe zgjat deri më 22 prill, kur edhe fillon heshtja që zgjat deri më 24 prill.

Fushata për zgjedhjet parlamentare do të fillojë më 18 prill dhe do të zgjasë deri më 6 maj.

Gjatë heshtjes për zgjedhjet presidenciale do të vijojë fushata elektorale për zgjedhjet parlamentare.

Lajmet e fundit…

  • PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas afateve kushtetuese
  • Provokimi në Shkup, ministri i Mbrojtjes së RMV përulet me ceremoni para pllakës përkujtimore ku shqiptarët etiketohen si terroristë
  • Edhe pse disа banorë të Çairit kanë kërkuar që mos të mbyllet vendkalimi për këmbësorët pranë Bit-Pazarit, Qyteti i Shkupit është i vendosur të vendosë gardh dhe ta mbyll pergjithmonë
  • BDI nis procedurën për ndryshime kushtetuese
  • Dogana ndalon importin te shqiptarët e lejon vetëm në zona tjera

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara