www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Shqiptarët vriten mes veti, partitë maqedonase akuzojnë njëra-tjetrën, partitë shqiptare heshtin!

Posted on February 27, 2024February 27, 2024 by User User1

Shkupin dhe Maqedoninë e ka tronditur edhe një vrasje. Ministria e Brendshme ka njoftuar se dje rreth orës 18.15 minuta, N.T ka denoncuar në polici se e ka gjetur të vrarë vëllain e tij 57 vjeçarin Z.T , në afërsi të rrugës lokale nga Bllaca e Poshtme për në Bllacë të Epërme. Sipas informacioneve fillestare, në polici është raportuar se vrasjen e ka kryer një personi i panjohur me armë zjarri pushkë. Po ashtu në vendin e ngjarjes janë gjetur edhe gëzhoja nga armë zjarri.

Ende pa dalë kumtesa zyrtare e MPB-së, mediumet kanë njoftuar se personi i vrarë është Zelqif Tusha, babai i Gani Tushës. Ai është vrarë derisa ishte duke punuar në ara në fshatin Bllacë të Shkupit. Gani Tusha dyshohet për vrasjen e Orhan Bajramit – Oki gjatë verës në Halkidiki dhe përfshirje në vrasjen e Jeton Krivanjeva – Zhila dhe Enis Iseionov në lokalin Shisha në Shkup një vit më parë, ka raportuar Tv Telma.

LSDM: Dyshime të mëdha dhe të thella!

Sipas këtij televizioni, Tusha është anëtar i grupit Baron/Bellanoca, i cili është në luftë me grupin Dyqanxhik/Gërçec. Ndërkohë, Prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Shkup ka kryer këqyrje në vend në afërsi të Bllacës. Por edhe lidhur me një zjarr në një lokal në Çair, një ekip inspektues i MPB-së ka kryer kontroll. Nga vendi i ngjarjes janë mbledhur provat, janë siguruar pamjet. Sipas informacioneve të para, zjarri ka qenë zjarrvënie. “Po ndërmerren veprime për zbulimin e autorëve dhe për të verifikuar lidhjen e mundshme mes dy ngjarjeve” – thuhet në kumtesën e Prokurorisë Publike Shkup.

Lidhur me rastin janë përplasur mes veti dy partitë më të mëdha maqedonase, shkruan Zhurnal. LSDM ka akuzuar se vrasja është pasojë e paaftësisë së kuadrove që VMRO-DPMNE ka vendosur në polici, pasi është bë pjesë e Qeverisë teknike. 

“Brenda një dite në Shkup ndodhi vrasje, e pastaj u dogj edhe një kafe bar.
Sipas informatave të para nga mediat, bëhet fjalë për qërim hesapesh kriminele mes personave nga nëntoka.
Ministri dhe kryeshefi i SPB Shkup që i emëroi Mickovski po tregojnë mungesë të madhe të aftësisë për të udhëhequr MPB-në.
DPMNE i Toshkovski nuk kanë kapacitet ta ndriçpjnë rastin. Siguria e qytetarëve po rrezikohet për shkak të paaftësisë së tyre”
, deklaroi zëdhënësi i LSDM-së, Darko Kaevski.

Sipas tij, ky rast nxjerr në shesh edhe dyshime më të mëdha.
“Vetëm para disa ditëve sigurimi i Mickcovskit rrahu një polic para një lokali të njohur në Shkup, duke penguar aksion policor kundër drogës.
Ende nuk ka përgjigje në opinion se cili ishte roli i sigurimit të Mickovskit në pengimin e aksionit kundër drogës.
Sot Kovaçki nuk do del para MPB-së dhe nuk do të kërkon përgjegjësi nga Toshkovski.
Sot DPMNE nuk do del në opinionin me akuzë ndaj jtij se e ka shndërruar Maqedoninë në Kolumbi të viteve të 90-ta.
Por pyetjen kyçe e parashtrojmë publikisht:
A është vetëm paaftësi e kuadrove të Mickovskit në MPB ose struktura të afërta me DPMNE-në po tentojnë të përzihen në bizneset ilegale me drogë?”
, akuzuan nga LSDM.

VMRO-DPMNE: Në Maqedoni si në Kolumbi!

VMRO-DPMNE është pjesë e qeverisë teknike më pak se një muaj, kështu që nga kjo parti u janë përgjigjur akuzave të LSDM-së, me kundërakuza ndaj kryeministrit dhe ministrit të deridjeshëm, Dimitar Kovaçevski dhe Oliver Spasovski, si dhe presidentin Stevo Pendarovski, shkruan Zhurnal. Sipas VMRO-DPMNE, treshja Kovaçevski, Pendarovskin dhe Spasovski e kanë shndërruar Maqedoninë në Kolumbi.

“Spasovski, Kovaçevski dhe Pendarovski janë fotografuar me kriminelët të cilët vriten ditët e fundit. Këto vrasje çojnë te LSDM-ja. I vrari mbrëmë është gjetur nga vëllai i policit emri i të cilit përmendet në strukturën e kompanisë që shet qymyr në EMV dhe TEC Manastir. Dhe është sekret publik që EMV dhe TEC janë minierat e arit ku majat e LSDM dhe BDI nxjerrin para”, u përgjigjën nga VMRO-DPMNE.

Sipas tyre, “Koalicioni i LSDM-së me krimin” vazhdon dhe do të jetë këtu deri në “rënien përfundimtare të kësaj qeverie më 8 maj”.

“Tani shohim pasojat e koalicionit shtatëvjeçar të SDS-së me mafian. Të shtënat në rrugë dhe vrasjet do të mbeten përgjithmonë simbol i kohës kur SDS drejtonte vendin. Me të drejtë populli thotë se nuk kemi shtet, është koha ta kthejmë”, thuhet në kumtesën e partisë.

Vrasjet në Shkup nuk kanë filluar sot, por po zgjasin me vite. Ato ndodhin në pjesën shqiptare të Shkupit, kurse partitë shqiptare heshtin ndaj kësaj dukurie, për dallim prej atyre maqedonase. Kjo është më se e çuditshme. Sepse tek ne partitë vendosin për punësime, emërime, avancime, hapje e mbyllje lokalesh,… Tek ne partitë janë futur në të gjitha poret e jetës, duke vendosur edhe për pastruesit e rojtarët, prandaj është normale të mendohet se mund të ndihmojnë edhe për ndaljen e këtij zinxhiri të pandalshëm. Kjo është arsyeja pse mendojmë që heshtja e tyre është e çuditshme dhe e paarsyeshme!/Zhurnal

Lajmet e fundit…

  • PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas afateve kushtetuese
  • Provokimi në Shkup, ministri i Mbrojtjes së RMV përulet me ceremoni para pllakës përkujtimore ku shqiptarët etiketohen si terroristë
  • Edhe pse disа banorë të Çairit kanë kërkuar që mos të mbyllet vendkalimi për këmbësorët pranë Bit-Pazarit, Qyteti i Shkupit është i vendosur të vendosë gardh dhe ta mbyll pergjithmonë
  • BDI nis procedurën për ndryshime kushtetuese
  • Dogana ndalon importin te shqiptarët e lejon vetëm në zona tjera

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara