www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

5 hapa drejt një mëngjesi pa nxitime!

Posted on February 27, 2024February 27, 2024 by User User1

Nëse mëngjesi juaj nis me nxitim, ka gjasa që e gjithë dita të shkojë ashtu. E keni parasysh kur ndiheni gjithë kohën në ankth dhe ju duket sikur keni lënë gjëra pa bërë? Edhe mundet, nëse s’keni shfrytëzuar maksimalisht mëngjesin. Këshilla më e mirë për një ditë që nis mbarë është të shfrytëzoni maksimalisht mëngjesin.  Si ta bëni këtë?

1. Planifiko përpara

Mos i beso minutës së fundit! Përgatitu që në mbrëmje dhe organizo gjithë familjen. Nëse keni fëmijë, ndihmoji ata të bëhen gati për shkollë që në darkë dhe edukojini që mëngjesin ta marrin shtruar. Me pak fjalë, përpiqu të lësh sa më pak gjëra që duhen bërë, në mëngjes.

2. Ushtrohu pak fizikisht

Atë nxitimin për të gjetur rrobat e radhës, zëvendësojeni me ushtrime fizike. Nëse nuk jeni të dhënë pas fitnesit, dilni një xhiro përreth lagjjes dhe bëni një shëtitje të shkurtër. Ajri i pastër dhe dielli do të stimulojnë hormonet tuaja dhe si rezultat do të ndiheni më shumë energjikë dhe më me humor.

3. Ha mëngjes

Mënyra më e mirë për të nisur ditën është të konsumosh mëngjes. Vetëm kështu mund të furnizoni me energji trupin dhe trurin. Ne nuk presim të ndizet një makinë pa karburant, pse trupi duhet ta bëjë?

4. Mos e le teknologjinë të të rrëmbejë.

Sot është e rrallë të gjesh dikë që zgjohet dhe nuk prek telefonin për të parë çfarë ka ndodhur. Gjatë mëngjesit këshillohet të mos merreni fare me telefonin në përgjithësi dhe rrjetet sociale në veçanti. Do t’ju ngarkojnë më energji të panevojshme, prandaj shmangini dhe merruni me gjëra konkrete.

5. Delego

Detyrat bëhen më mirë kur ndahen dhe mëngjesi është momenti i duhur për ta bërë këtë brenda familjes. Nëse jeton vetëm me partnerin, ndani secili përgjegjësitë e tij dhe kështu askush s’ka nevojë të nxitojë.

Lajmet e fundit…

  • Ja kush e fiton BBV5 Albania!
  • Real Sociedad shpallet kampion i kupë së Spanjës
  • Keqperdorime te veturave zyrtare në ministrinë e Stoilkoviçit!
  • Irani sulmon anije në Ngushticën e Hormuzit, Trumpi thotë se “ata s’mund të na shantazhojnë”
  • Nga arti në politikë: Adis Ismaili në krye të Nëndegës Beliçica të BDI-së në Gostivar

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara