www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Shqipëria mirëpret pranimin e Suedisë në NATO, ministri Hasani: Do të forcojë sigurinë e rajonit tonë

Posted on February 26, 2024February 26, 2024 by User User1

Shqipëria ka mirëpritur vendimin e Hungarisë për anëtarësimin e Suedisë në NATO. 

Ministri i Jashtëm Igli Hasani shkruan se anëtarësimi i Suedisë do të forcojë sigurinë e rajonit dhe të gjithë Aleancës.

“Shqipëria mirëpret pranimin e Suedisë në NATO, pas përfundimit të proceseve të ratifikimit në të gjitha vendet aleate. Anëtarësimi i Suedisë do të forcojë sigurinë e rajonit tonë dhe të gjithë Aleancës”-shkruan ministri Hasani në Twitter.

Albania welcomes the accession of #Sweden 🇸🇪 to @NATO upon the completion of ratification processes in all Allied countries.

Sweden’s membership will strengthen the security of our region and the whole Alliance.

Välkommen @TobiasBillstrom#StrongerTogether #WeAreNATO

— Igli Hasani (@IgliHasani) February 26, 2024

Anëtarësimi i Suedisë në NATO, krahas anëtarësimit të Finlandës kohët e fundit, është zgjerimi më i rëndësishëm i aleancës që nga vitet ‘90 kur ajo përfshiu në radhët e veta shtetet e Evropës Lindore. Gjatë fjalimit të sotëm në Kuvend, Kryeministri hungarez Viktor Orban tha se Hungaria “mbështet anëtarësimin. NATO-ja është një aleancë e mbrojtjes. Ne bëjmë aleanca për të mbrojtur njëri-tjetrin në rast të një sulmi nga jashtë. Nuk ka ndonjë angazhim më serioz se ky

Lajmet e fundit…

  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara