www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Të shtëna në Ferizaj: I riu gjuan me armë pasi refuzuan t’i shërbenin alkool në një ‘Internet Caffe’

Posted on February 26, 2024February 26, 2024 by User User1

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar të dielën në Ferizaj, ku një person ka shkrepur revolen pas një konflikti verbal që ka pasur me punëtorin e një lokali në rrugën “Wesley Clark”. Incidenti ka ndodhur ën orët e para të mëngjesit, teksa i dyshuari akoma nuk është kapur.

Rasti ka ndodhur në lokalin ‘Ultra Internet Caffe’, ku i dyshuari (emër i njohur për redaksinë), fillimisht ka pasur një debat verbal me viktimën që punonte aty.

Në bazë të informacioneve të para, gjithçka nisi me refuzimin e punëtorit që ta shërbejë të dyshuarin me alkool, pas kërkesës së këtij të fundit – duke eskaluar kështu situata.

Të njëjtat burime thonë se i dyshuari posa ka dalë nga lokali, e ka shkrepur armën dhe më pas është zhdukur.

Rasti është denoncuar menjëherë në Polici dhe si rezultat, njësitet përkatëse kanë intervenuar në vendin e ngjarjes, ku janë kryer ekzaminimet e nevojshme.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar rasati, ndërkohë që kërkimet për ta kapur të dyshuarin po vazhdojnë.

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara