www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Bluzat e bardha paralajmërojnë protesta nëse nuk harmonizohet rritja e pagave

Posted on February 25, 2024February 25, 2024 by User User1

Sindikata e pavarur e punonjësve shëndetësorë, stafi teknik administrativ paralajmëroi protesta në rast se pagat nuk përshtaten me pagën minimale. Gjatë konferencës së sotme për media, koordinatori nacional i Sindikatës së Pavarur, Bobi Bojçevski, tha se protesta do të mbahet në pauzë dhe se objektet shëndetësore publike do të mbyllen për tre orë. Lë të ditur se rastet që do të pranohen do të jenë vetëm ato emergjente.

Se çfarë do të zbatohet nga kjo, ai thekson se varet se si do të merren vesh këto ditë përfaqësuesit e organizatës sindikale. Megjithatë potencon se kjo kërkesë e tyre është e bazuar në përputhje me ligjin për pagë minimale.

“Për të mos luajtur me ndjenjat e punonjësve të shëndetësisë, për të mos u manipuluar edhe një herë, kërkojmë që paga të paguhet në mënyrë korrekte dhe ligjore në përputhje me Ligjin për pagën minimale. Kjo kërkesë e jona është e bazuar edhe në përputhje me Ligjin për pagë minimale”.

Bojçevski më tutje vazhdon duke thënë se, në dispozitat e Ligjit për pagën minimale, Marrëveshjet  kolektive duhet të harmonizohen brenda gjashtë muajve. Duke qenë se Marrëveshja kolektive për veprimtarinë shëndetësore nuk është në përputhje me ligjin e pagës minimale, me përjashtim të punëve me shkallën më të ulët të kompleksitetit.

Ai thekson që nga Sindikata kërkojnë që paga minimale e shumëzuar me koeficientin e vendit të punës të jetë bazë për llogaritjen e pagës së punonjësve shëndetësorë. Kjo për të mos luajtur me ndjenjat e punonjësve dhe për të mos u manipuluar edhe një herë. 

Lajmet e fundit…

  • PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas afateve kushtetuese
  • Provokimi në Shkup, ministri i Mbrojtjes së RMV përulet me ceremoni para pllakës përkujtimore ku shqiptarët etiketohen si terroristë
  • Edhe pse disа banorë të Çairit kanë kërkuar që mos të mbyllet vendkalimi për këmbësorët pranë Bit-Pazarit, Qyteti i Shkupit është i vendosur të vendosë gardh dhe ta mbyll pergjithmonë
  • BDI nis procedurën për ndryshime kushtetuese
  • Dogana ndalon importin te shqiptarët e lejon vetëm në zona tjera

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara